Ditėn e martė, 2 prill, erdhėm nė Vlorė njė pėrfaqėsi gazetarėsh,
veprimtarėsh tė tė drejtave tė njeriut, intelektualė tė pavarur, ambientalistė,
pėr tu informuar lidhur me ndalimin e drejtuesve tė Aleancės Qytetare pėr
Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, studentėve, qytetarėve, gjithsej 7 vetė, nga
komisariati i policisė Vlorė. Ishin nė grup drejtuesja e Qendrės shqiptare pėr
tė Drejtat e Njeriut, Kozara Kati, ekspertėt e mjedisit Sazan Guri dhe Lavdosh
Feruni, juristja Brizida Gjikondi. Na u
bashkangjitėn nė Vlorė edhe pėrfaqėsuesit e Avokatit tė Popullit dhe tė dėrguar
tė Komitetit shqiptar tė Helsinkit.
Disa nga personat dhe organizmat e pėrmendur kanė dhėnė ndėrkohė relatimet e
tyre pėr ato ēka dėgjuan, panė dhe konstatuan nė Vlorė dje. Dėshmive tė tyre po
u bashkangjisim edhe kėtė pėrshkrim tonin nga pėrshtypjet e drejtpėrdrejta nė
Vlorė. Mund tė duket e vėshtirė nė rastin tim, bashkėthemelues dhe aktivist i
Aleancės, ose eseist i faqeve tė Shekullit, qė tė shkruaj njė raport tė thatė
pėr njė ngjarje. Por nė pėrgjithėsi duhet thėnė se kush nuk di tė tregojė
drejtpėrdrejt atė qė pa dhe dėgjoi, pa asnjė ngarkesė emocionale ose anėsi, mė
mirė tė mos i hyjė fare punės sė tė shkruarit. Pra kam besim se nuk do tė ketė
ndonjė fjalė tė tepėrt lidhur me atė qė konstatova dje, siē e konstatoj dhe sot,
pėr ēka po ndodh nė Vlorė.
Ndalesa jonė e parė ishte nė zyrėn e prokurorit tė rrethit. Aty prokurori na
bėri me dije se personat e arrestuar dyshohen se kanė bllokuar nė mėnyrė tė
pėrsėritur njė rrugė, ndaj nė bazė nė njė neni tė Kodit Penal, kjo vepėr quhet
vepėr penale dhe ndėshkohet me dėnime qė shkojnė nga gjobat nė tre vjet heqje
lirie. Njė prokuror qė e ka ēėshtjen nė shqyrtim dhe nuk ka marrė ende vendim,
nuk mund tė thotė mė shumė dhe unė kėtu nuk shkel ndonjė konfidencialitet, kur
relatoj pozicionin e tij, qė la fare qartė tė kuptohet se, nėse ka dėshmi
filmike, fotografike ose verbale se Besnik Lulaj, Sadrit Danaj dhe tė tjerėt
kanė bllokuar rrugėn te Skela mė 1 prill 2008, ata mund tė dėnohen edhe me tre
vjet burg.
Pozicioni ynė ishte qė nga dėshmitė e vetė tė ndaluarve, familjarėve dhe tė
tjerė dėshmitarėve okularė, drejtuesit nė fjalė tė Aleancės nuk kishin hedhur
gurė nė rrugė, pra nuk kishin bėrė asnjė veprim qė ti ngjante kapjes nė
flagrancė, madje ndodheshin nė kafe, kur kishte ndodhur derdhja e disa gurėve nė
rrugė. Edhe sikur, ta zėmė, do ti kishin hedhur ata gurėt nė rrugė, nuk kemi
dėgjuar ende qė nė Shqipėri tė arrestohen e tė mbahen disa ditė izoluar njerėz
qė bllokojnė njė rrugė dhe rrugė nacionale kėtu janė bllokuar shumė deri mė sot.
I thamė gjithashtu se ata veprojnė nė emėr tė njė ēėshtjeje jo tė vogėl,
mbrojtjes sė Gjirit tė Vlorės nga ndotjet e pashmangshme tė industrive e
bizneseve tė naftės, pra kishim njė rast politik qė nuk mund tė trajtohej si njė
punė e dhunshme e disa njerėzve tė dėshpėruar qė nuk u japin, bie fjala,
kompensime pėr tokėn e tyre. Janė tė shumtė aktivistėt e mjedisit nė vendet
europiane qė bllokojnė shina treni, rrugė etj., por nuk kemi dėgjuar tė mbahen
pėr kaq ditė nė arrest e izolim.
I kujtuam sė fundi se nga gjithė katastrofa e Gėrdecit, ku humbėn jetėn me
dhjetėra vetė, shėndetin qindra tė tjerė, dhe pasurinė mijėra, ka pasur deri mė
tani vetėm tre tė arrestuar, pra katėr mė pak se nė Vlorė, ku disa veprimtarė
pėr mbrojtjen e shėndetit, eknomisė dhe mjedisit tė vlonjatėve kishin dashur tu
flisnin bashkėqytetarėve.
Ky ishte njė diskutim qė mund tė zgjaste shumė orė dhe nuk mund tė pritej asgjė
konkrete nga debati mes njė grupi qė mbron tė drejtat e njeriut e tė mjedisit
dhe njė prokurori qė, nė dukje, ende nuk kishte marrė vendim dhe qė prezumonte
gjithēka, deri edhe qenien e aktivistėve tė Aleancės kriminelė pėrsėritės tė njė
vepre penale qė dėnohet deri me tre vjet burg.
Prej aty grupi ynė u drejtua pėr nga komisariati i policisė sė qytetit. U
bashkuan me ne rrugės me dhjetėra qytetarė vlonjatė nė rrugėn nga Sheshi i
Flamurit nė komisariat. Kur mbėrritėm si nja 70 metra larg kėsaj godine, u
gjendėm para njė gardhi policėsh qė nuk lejonte afrimin e mėtejshėm te vendi i
ngjarjes. Kėtu papritur, nga oborri i policisė u nisėn me vrull pėr jashtė njė
herė njė furgon, pastaj njė fuori-stradė, pastaj pėrsėri njė furgon, duke ndezur
sirena tė forta. Dukej shumė e rrezikshme, sepse po tė mos hapej turma e
mbledhur aty, mund tė ndodhte edhe aksident i rėndė. Ndėrkohė zėra policėsh:
hapuni, hapuni, kemi ngjarje! Nuk e kuptuam si mund tė ndodhnin aq shumė ngjarje
brenda njė kohe aq tė shkurtėr, pikėrisht kur mbėrriti para policisė grupi ynė,
por kėtu nuk mund tė bėjmė komente ose aluzione, pse kemi marrė pėrsipėr
relatimin e drejtpėrdrejtė tė ngjarjes.
Ndėrkohė qė koret e njerėzve tė mbledhur thėrrisnin, lironi djemtė tanė,
kėrkuam tė hynim si pėrfaqėsi nė komisariat pėr tė biseduar me drejtuesit. Doli
ndėrkaq vetė shefi i komisariatit, z. Vehbi Bushati, qė u dha disa pėrgjigje tė
shkurtra pėrfaqėsuesve tė mbledhur tė shtypit e medias tjetėr. Na priu nė zyrėn
e tij. Lėvizjet, fjalėt, intonacionin i kishte tė rrepta, tė egra, sikur tė
ishte i fyer nga prania dhe fjalėt tona, pėrpara se ne tė flisnim. I thamė pėrse
kishim ardhur, secili nga ne bėri pyetjet e veta, qė pėrqendroheshin nė dy
ēėshtje kryesore: si mund tė mbahen kaq gjatė pėr bllokim rruge, njerėz qė
bllokim rruge nuk kanė bėrė konkretisht dhe a ėshtė e vėrtetė qė tė ndaluarit nė
komisariatin e tyre ishin mbajtur nė mėnyrė ēnjerėzore, izoluar nė qeli tė
mbushura me urinė, ku edhe ajri u ka munguar (kėtė dėshmi e kisha unė, nga njė
bisedė e drejtpėrdrejtė telefonike natėn e parė tė arrestimit me tė ndaluarit).
I kujtuam se Eneid Hamzai ishte arrestuar nė mesnatėn e 1 prillit, pra smund tė
ishte kapur nė aktin flagrant tė bllokimit tė rrugės. E pyetėm nėse ishte e
vėrtetė qė ishte rrahur nė mėnyrė brutale dhe mbajtur nė qeli i riu Vasil Sholla,
vetėm pse kishte protestuar para komisariatit.
Pėrgjigjet e komisarit ishin shumė tė ngjashme me ato tė prokurorit tė rrethit,
me ndryshimin qė ky mbrojtjen e ligjit, sidomos tė atij nenit qė jep deri tre
vjet burg pėr bllokim rruge, e bėnte me mė shumė emocion, shumė i nxehur, dhe
foli diēka mė shumė pėr kushtet e burgimit. Tha se kishte pėr detyrė tė mbronte
qetėsinė e qytetarėve dhe kėta njerėz i ndalonin ata tė bėnin shėtitje. E pranoi,
pa dashur ndoshta, se drejtuesit e Aleancės u kishin folur njerėzve me megafon (pra
nuk ishin kapur nė flagrancė duke hedhur gurė nė rrugė, por kishin folur). Nė
fund tha se edhe ai e donte shumė natyrėn dhe detin e pastėr. E mohoi qė tė
ishte ushtruar tortura, i riu Vasil Sholla ishte ndaluar para policisė se kishte
fyer dhe kundėrshtuar me forcė pesė policė (pra dilte se ai kishte ushtruar
dhunė ndaj policisė), ndėrsa kushtet ishin vėrtet jo tė mira nė komisariatin e
tij, por kjo vlente pėr tė gjithė dhe pėr kėtė kishte dijeni Ministria e
Drejtėsisė.
I kėrkuam tė vizitonim tė ndaluarit nė qelitė e tyre. Tha se kjo gjė ishte e
pamundur, duhej leje e veēantė nga Ministria e Brendshme etj.. Megjithatė njėra
nga koleget e kishte tė drejtėn pėr ti takuar ata persona dhe konstatimet e saj,
le tė mė lejohet ti jap nė thonjėza fjalė pėr fjalė, pa e shėnuar emrin, meqė
relacioni i saj njėherė pėr njėherė po pėrdoret pėr njė rreth tė kufizuar
personash.
Kam vėrejtur si mė poshtė: Njėri nga tė ndaluarit, Vasil Sholla, kishte njė
shenjė tė dukshme nė njėrin nga sytė (syri i majtė). Ai tregoi se ishte goditur
nga policia dhe se pėr shkak tė goditjes atij i kishte rėnė tė fikėt.
Tė ndaluarit mė treguan se mbasi ishin marrė me furgon, ishin vendosur nė njė
dhomė ku i gjithė sheshi ishte i mbuluar me urinė.
Mė vonė i kishin ēuar nė njė ambient tjetėr ku kishte banjo, njė dhomė ku flinin
tė gjithė bashkė dhe dy dhoma tė errėta bosh. Tė ndaluarit flenė nė shesh, me
dysheqe dhe mbulesa shumė tė holla, ishin tė traumatizuar dhe kishin shumė
ftohtė. Nuk kanė asnjė mundėsi pėr higjienė personale, ujė tė ngrohtė pėr tė
bėrė dush nuk ka, nė banjo ka vetėm njė VC, njė lavaman dhe njė kazan me ujė. Nė
banjė ka nje erė tė rėndė.
Treguan se disa ishin marrė forcėrisht nė furgonin e policisė duke qenė nė njė
kafene aty pranė.
U larguam nga komisariati i policisė me dy tablo: atė tė grupit tonė dhe atė tė
organeve tė shtetit nė Vlorė, qė ishin nė fund tė ditės edhe mė tė ndryshme nga
ēkishin qenė nė mėngjesin e saj. Nėse i lejohet shtetit shqiptar, nė bazė tė
ligjeve tė tij dhe konventave ndėrkombėtare qė ka nėnshkruar, tė arrestojė
njerėz, ti mbajė me ditė nė qeli, nė kushte si ato qė pėrshkruam, ti rrahė e
ti mundojė me mėnyra tė tjera, ti dėnojė deri nė tre vjet kėtė le ta gjykojė
vetė lexuesi.
Tani qė relatova ndodhinė, po e lė mėnjanė raportimin dhe po sjell nė mbyllje
gjykimin e njerėzve nė Vlorė, pėr sa po ndodh.
- Organet e shtetit nė Vlorė, nė frymėn e ngjarjeve tė pas Gėrdecit, kur shohin
se kėtu mund tė bėsh tregti ilegale municionesh pėr qindra mijėra dollarė dhe tė
shkaktosh vrasje masive tė njerėzve pa pasoja tė rėnda politike-juridike, kanė
vendosur ta mbysin krejt lėvizjen qė pėrfaqėson Aleanca pėr Mbrojtjen e Gjirit
tė Vlorės. Pasi nuk e quajnė ndonjė punė tė vėshtirė. Kėtė e bėjnė, sipas tė
gjitha shenjave, me udhėzimet pėrkatėse nga Tirana
- Kompania Petrolifera, pasi ka bėrė tė heshtė ēdo kundėrshtim tė mundshėm nga
Bashkia e qytetit dhe Qarku Vlorė, ka depėrtuar deri nė organet e lartpėrmendura.
Na treguan se deri dhe foto pėr dėshmi, dorėzohen prej njerėzve tė tyre. Se ēmjete
pėrdorin, kėtu komentet janė tė tepėrta.
- Morali mė rėndė pėr tu shqiptuar i kėsaj kronike, pėr fat tė keq me sa duket
i vėrtetė, ėshtė se shteti ka gjetur me njė biznes nafte gjuhėn e pėrbashkėt,
pėr tė vendosur siē do vetė pėr tė ardhmen e Gjirit tė Vlorės.