5/04/2008  shekulli.com.al


VLORĖ- Gjykata e Vlorės ka ndjekur linjėn e policisė lokale duke lėnė nė burg pa afat dy prej krerėve tė Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės. Sadrit Danaj dhe Eneid Hamzai janė lėnė sėrish nė burg dhe kėtė herė pėr njė kohė tė papėrcaktuar. Gjykata ėshtė treguar disi mė "dorėlėshuar" dje duke lėnė nė arrest shtėpie dhe detyrim paraqitjeje aleancistėt e tjerė.Nė njė seancė me dyer tė mbyllura dhe pa praninė e medieve, gjykata i ka trajtuar njerėzit qė kanė ushtruar tė drejtėn e tyre kushtetuese pėr tė protestuar sikur tė ishin kriminelė tė rrezikshėm dhe duhet tė mbylleshin patjetėr pas hekurave tė qelisė. I vetmi qė i ka shpėtuar vendimeve tė gjykatės ka qenė Besnik Lulo, avokati i tė cilit ka kėrkuar qė pezullohet seanca deri nė ndryshimin e gjyqtarit tė ēėshtjes. Sipas avokatit Petraq Curri, gjyqtari Fuat Muka ėshtė i njėanshėm nė vendimet e tij.

***
 


Paraditen e djeshme, Gjykata e rrethit Vlorė ka zhvilluar seancat pėr vlerėsimin e masave tė sigurisė pėr pėrfaqėsuesit e Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, tė arrestuar sepse kanė zhvilluar njė protestė. Gjyqtari Fuat Muka nuk ka preferuar qė t'i thėrrasė tė gjashtė aleancistėt nė njė seancė tė vetme por i ka ndarė ata njė nga njė. Madje ai ka vendosur qė seanca tė zhvillohet me dyer tė mbyllura nė mėnyrė qė, nė veēanti media, tė mos ketė mundėsi tė shohė se ēfarė bėhet brenda nė seancė por as gjendjen e tė arrestuarve tė pesė ditėve mė parė. Tė gjashtė pėrfaqėsuesit e Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės akuzohen pėr bllokim tė qarkullimit tė automjeteve dhe organizim tė tubimeve tė paligjshme mė datė 31 mars. Nė materialet e depozituara nga policia dhe prokuroria lokale, aleancistėt janė arrestuar nė flagrancė mbrėmjen e 31 marsit por nė vlerėsimin e masės sė sigurisė janė dėrguar vetėm pesė ditė mė pas.

***
 


Njė nga njė pėrfaqėsuesit e Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės kanė hyrė nė sallėn e gjyqit ku kanė dėgjuar pretendimet e policisė ndaj tyre. Tė parėt qė janė njohur me vendimin e gjykatės kanė qenė Viktor Lagji dhe Alfons Bilali. Ata kanė marrė masėn e sigurisė detyrim paraqitjeje pranė oficerėve tė policisė gjyqėsore deri nė pėrfundim tė hetimeve ndaj tyre. Pas tyre ka ardhur radha e Viron Ferhatit. Ndaj tij ėshtė vendosur masa e sigurisė arrest shtėpie. Ndėrkohė Sadrit Danaj, nėnkryetar i Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės, dhe Eneid Hamzai, kryetar i studentėve qė marrin pjesė nė aleancė janė lėnė nė burg pa afat. Sipas vendimit tė gjykatės, ata do tė qendrojnė nė burg deri nė pėrfundim tė hetimeve ndaj tyre. Vendimet e gjykatės i kanė trajtuar pėrfaqėsuesit e Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės sikur tė ishin persona me rrezikshmėri tė lartė shoqėrore qė duhet tė mbahen me doemos nė burg. Kėto vendime vijnė nė njė kohė kur paraburgimi i Vlorės ėshtė tepėr i mbipopulluar dhe tė akuzuarit janė persona tė njohur nė tė gjithė qytetin, tė cilėt nuk paraqesin asnjė lloj rrezikshmėrie. Besnik Lula ka qenė i vetmi i cili nuk e ka marrė dje masėn e sigurisė, pėr shkak se seanca nė ngarkim tė tij ėshtė pezulluar nga avokati i tij mbrojtės, Petraq Curri. Avokati ka kėrkuar kėtė pezullim dhe njėkohėsisht ndryshim tė gjyqtarit Muka, duke e cilėsuar atė si tė njėanshėm.


Aleanca: Do vazhdojmė protestat
 


VLORĖ- Gjatė kohės qė zhvilloheshin seancat gjyqėsore, ku tė arrestuarit u futėn njė e nga njė me avokatėt e tyre mbrojtės, rreth 50 persona kanė protestuar pėrpara gjykatės, duke i kėrkuar asaj drejtėsinė dhe lirimin e aleancistėve tė arrestuar. Ata kanė qenė aty pėr rreth katėr orė, pasi seancat gjyqėsore tė atyre zgjatėn relativisht shumė. Kjo pėr shkak se tė arrestuarit janė thirrur pėrpara gjykatėsit veē e veē e jo tė gjithė njėherėsh. Pėrfaqėsuesit e Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės janė shprehur tė vendosur tė vazhdojnė sėrish protestat pėr vendimet e marra nga gjykata e Vlorės, por edhe arrestimet e padrejta e sulmet ndaj tyre. A.P
 


"Policia ka shkelur ligjin duke i mbajtur ata tė izoluar mbi 72 orė kur kushtet e izolimit janė tejet ēnjerėzore"

"Mjaft": Denoncon dhunėn tek ndėrkombėtarėt
 


TIRANE- Dhunimit tė tė drejtave qė po iu bėhen aktivistėve tė Vlorės ka vendosur t'u thotė "mjaft" pikėrisht lėvizja e njohur rinore "Mjaft". "Policia e Vlorės ka shkelur tė gjitha ligjet e shtetit duke tejkaluar kompetencat e saj gjatė arrestimit, dhunimit dhe mbajtjes nė mėnyrė tė parregullt nė qeli tė aktivistėve tė Aleancės pėr Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirit tė Vlorės" ka deklaruar ndėr tė tjera Denisa Shehaj, koordinatore e Monitorimit tė Parlamentit pranė kėsaj lėvizjeje. Policia ka shkelur ligjin duke i mbajtur ata tė izoluar mbi 72 orė kur kushtet e izolimit janė tejet ēnjerėzore, ndonėse asnjėri nuk paraqet rrezikshmėri. Ata mbahen nė njė ambient tė pa ajrosur, tė pistė dhe jashtė ēdo norme qė siguron dinjiteti njerėzor. Si nė asnjė vend tjetėr ėshtė penguar avokatiligjor qė tė takohet apo tė kontaktojė me aktivistėt e aleancės tė arrestuar, madje nė mėnyrė absurde ėshtė ndaluar edhe kontakti me familjarėt, duke iu mohuar edhe mundėsinė e dėrgimit tė ushqimeve. Fakti se zėri i njeriut nuk dėgjohet nga asnjė strukturė shtetėrore nė Shqipėri, as kur cenohet liria e tė shprehurit, as kur shkelet ligji, as kur ka trajtime ēnjerėzore, lėvizja Mjaft,duke ndjekur hap pas hapi tė gjitha procedurat e pėrdorura nga Policia e Vlorės, ka pėrgatitur njė dosje tė plotė me tė gjitha shkeljet dhe do t'ia paraqesė kėtė tė gjitha pėrfaqėsive diplomatike tė huaja nė Shqipėri.


Mjaft ka bėrė takime intensive dje me ambasadore tė huaj, me pėrfaqėsues tė komunitetit ndėrkombėtar, dukeinformuar ata pėr ēfarė ka ndodhur. "Ju bėjmė tė ditur se Policia e Vlorės dhe strukturat e shtetit nė kėtė vend kanė cenuar lirinė e tė shprehurit duke arrestuarpėrfaqėsuesit e vetėm tė tė gjithė komunitetit tė Vlorės qė kundėrshton ndėrtimin e Petroliferės",- vazhdoi deklarata. Veē dhunimit psikologjik qė u ėshtė bėrė aktivistėve tė Aleancės brenda nė komisariat, policia shkeli edhe njė herė tė drejtat e njeriut nė mėnyrė flagrante duke dhunuar fizikisht aktivistin Vasil Sholla i cili po protestonte paqėsisht para komisariatit. Sipas deklaratės, policia ka gėnjyer kur ka deklaruar se ata janė arrestuar nė flagrancė sepse rezulton se ata janė ndaluar 2 orė pas protestės sė tyre nė njė bar tė Vlorės. Gjithashtu rezulton se arrestimi i 7 aktivistėve ėshtė bėrė pa asnjė argumentim ligjor duke ndryshuar edhe akuzat disa herė sipas dėshirės, njėherė pėr bllokim rruge, njėherė pėr vandalizėm dhe herė tjetėr pėr organizim tubimi tė paligjshėm. Bazuar nė verifikimet e bėra nga avokati i popullit rezulton se arrestimet janė bėrė nė mėnyrė selektive, me paramendim nga shteti, i cili pretendon tė jetė anėtar me tė drejta tė plota i NATO-s.