Qazim Koculi

Lindi mė 1887 nė fshatin Kocul tė Vlorės. Arsimin fillor e kreu nė vendlindje ndėrsa atė tė mesėm nė gjimnazin “Zosimea” tė Janinės. Studimet e larta i pėrfundoi nė Akademinė e Lartė Ushtarake tė Stambollit, pas tė cilės fitoi gradėn Nėntoger. U emėrua mė pas nė Marinėn Ushtarake tė Perandorisė Osmane, ku fitoi gradėn e togerit. Mė 1909 nuk i bindet njė urdhri ushtarak tė njė eprori tė tij gjatė njė beteje detare nė Prevezė, pėr t`ju dorėzuar flotiljes italiane. Pas nxjerrjes sė urdhėr-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset pėr nė Argjentinė, ku qėndron deri nė vitin 1912. Kthehet kėtė vit nė Vlorė, pasi iu pėrgjigj njė thirrje tė Ismail Qemalit. Ky i fundit e cakton drejtor tė portit tė Vlorės, detyrė tė cilėn e kreu deri nė ēastin qė porti u mor nė administrim nga italianėt nė tetor tė vitit 1914. Deri nė vitin 1917 ishte kryekatundar nė Brataj tė Vlorės. Nga ky vit e deri mė 1919 ishte nėnprefekt i Tepelenės. Mė 21-31 janar 1920 merr pjesė si delegat i Vlorės nė Kongresin Kombėtar tė Lushnjes, nga i cili u emėrua edhe senator. Ėshtė aktiv nė Luftėn e Vlorės tė vitit 1920 dhe njihet si njė ndėr organizatorėt e Kuvendit tė Barēallasė. Koculi u zgjodh nga ky kuvend si kryetar i komisionit tė pėrbėrė nga 16 anėtarė. Mė 19 maj 1920 ky komision zgjodhi nė Beun tė Vlorės, Qazim Koculin si komandant tė pėrgjithshėm tė Komitetit tė Luftės sė Vlorės. Hyri nė Vlorė nė krye tė trupave shqiptare, pas njė beteje tė zhvilluar mė parė, mė 3 shtator 1920. Pas kėsaj lufte kreu detyrėn e prefektit tė Vlorės. Zgjidhet deputet i Vlorės nė zgjedhjet e para tė 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrės i qeverisė sė Pandeli Evangjelit sė bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin nė periudhėn tetor-nėntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti nė krahun e forcave qė ishin pėr rrėzimin e qeverisė sė Evangjelit. Nga kjo krizė ai u bė protagonist jo me ndonjė dėshirė tė madhe, duke hyrė nė histori edhe si kryeministri njėditor i Shqipėrisė. Ai mė 6 dhjetor formoi pa konsultime njė kabinet prej 8 anėtarėsh, pėr askush nuk qė i gatshėm tė ndihmonte. I vetmi urdhėr qė lėshoi “kryeministri” njėditor ishte ai pėr drejtorin e pėrgjithshėm tė postave, tė cilin e urdhėroi tė mos lėshonte asnjė lloj telegrami tė pakontrolluar prej tij. Nga kėto dy shkaqe, Koculi dha dorėheqjen brenda tė njėjtės ditė qė u emėrua kryeministėr. Nė zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sėrish deputet i Vlorės nė Kuvendin Kushtetues. Gjatė kėsaj kohe vazhdoi tė pėrkrahte po ata linjė politike qė ishte pėr rrėzimin e qeverisė.

Koculi ishte ndėr pjesėmarrėsit dhe pėrkrahėsit e kryengritjes sė qershorit 1924. Nė qeverinė e dalė nga kjo kryengritje, Koculi ishte ministėr i Punėve Botore. Me dėshtimin e kėsaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtė Shqipėrisė bashkė me politikanė tė tjerė. Emigracionin politik Koculi e kaloi nė Vjenė dhe Paris. Gjatė kėsaj kohe ai pajtohet me Mbretin Zog dhe pranoi qė tė ishte kryetar i Komitetit tė Kosovės nė mėrgim. Pėr kėtė gjė, ai ai u pagua me njė shumė prej 30 napolonash nė muaj. Ishte pėr kthimin nė atdhe para 7 prillit 1939, por njė gjė e tillė u kundėrshtua nga shokėt e tij. Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye nė Shqipėri, dhe nė dhjetor 1939 emėrohet anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Shtetit. Nė qeverinė e Mustafa Krujės ishte Ministėr Shteti dhe nė ēastet e fundit tė kėsaj qeverie u emėrua komisar i lartė nė Vlorė, nė kohėn kur qe rritur lėvizja komuniste atje. Mė 2 janar 1943 Qazim Koculi vritet nė Vlorė nga batalioni dibran i italianėve. Pėr kėtė shkak dhe pėr faktin se italianėt nuk pranuan tė dėnojė fajtorin, Mustafa Kruja qė ishte edhe miku i tij, dha menjėherė dorėheqjen nga posti i kryeministrit.

 

Foto e vitit 1908 kur Ismail Qemal Vlora ishte nė Napoli.
Nga e majta nė tė djathtė. Lartė: Ymer Radhima, Qazim Koculi, Xhafer Xhuveli, Sadik Shyti, Qazim Kokoshi, Ahmet Dyrmishi.
Nė mes: Hamza Isai, Yzeir Muēo, Qamil Vlora (me bluzė tė bardhė), Tahir Vlora, Qazim Vlora, Mahmut Vlora, Nazif Hadėri.
Ulur: Alem Tragjasi, Namik Delvina, Ismail Qemal Vlora, Et'hem Vlora.

 

E verteta mbi luften e vlores

 Mė 1920-tėn Vlora ishte e pushtuar nga trupat italiane.   Me qė Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i pėrgjigjej ultimatumit tė drejtuar atij nga komisjoni i dalė nga Kuvėndi i Barēallasė qė brėnda 48 orėve tė largoheshin trupat italiane nga Vlora, mė 19 maj 1920 u zgjodh Komiteti i Luftės sė Vlorės  me  Komandant tė Pėrgjithshėm Qazim Koculin.  Edhe telegramit tė dėrguar nga Komiteti, ku njoftohej se po tė mos largoheshin brėnda 24 orėve forcat shqiptare do tė fillonin veprimet luftarake kundra forcave italiane, kryekomandanti italian nuk iu pėrgjigj.   Atėbotė plasi beteja.  Ajo qe e pėrgjakėshme dhe u kurorėzua me hyrjen mė 3 shtator 1920, nė Vlorėn e ēliruar nga ushtria italiane, tė forcave fitimtare shqiptare tė komanduara nga Qazim Koculi ! E kaluara e tij patriotike ia kishte vėnė mbi kokė kurorėn me dafina qėkur u caktua komandant i pėrgjithshėm i forcave qė hodhėn garnizonin italian tė Vlorės nė det.  Lidhur me atė ngjarje po citoj si ėshtė shprehur aso kohe Halim Xhelua : “ Nė qé populli i Labėrisė Sparta, trupi i Kryengritjes dhe Komisjoni i tė Dymbėdhjetėve  sytė, goja  edhe  veshėt,  Qazim Koculi qé shpirti i Epopésė sė Vlorės !” 

 Nga ana e historianėve, pėrgjatė diktaturės, emri i Qazim Koculit kurrė nuk u lidh me meritat e tij si komandant qė i theu forcat italiane edhe i hodhi nė det por vetėm u quajt anėtar i qeverisė kuizlinge tė Mustafa Krujės.  

 Por pėrgjatė gjithė periudhės sė diktaturės, historianėt e indoktrinuar e shtrembėrues tė tė vėrtetave, komandant tė pėrgjithshėm tė forcave shqiptare kishin emėruar me fantazin’e tyre shterpe, sipas mėsimeve tė partisė, Selam Musanė.   Ky vėrtet qė jo vetėm ishte pjesėmarrės nė luftė por edhe ra dėshmor.   Pėr kėtė i takon i gjithė respekti ynė.   Por sikur nga Amėshimi i ndjeri Selam Musį tė ish nė gjėndje tė komunikonte me ata historianė shtrembėrues tė tė vėrtetave historike pėr qėllimet e tyre tė dobėta etiko – morale, ai nuk do tė fliste por do tė ulėrinte rreth kėtij mashtrimi !   Ai fshatar i thjeshtė mjaft njė gjė t’u vinte nė dukje kėtyre shkencėtarėve megafonė tė vijės partisė e t’u thosh : 

“ I besoni ju vetė kėto qė thoni?   Si kish mundėsi qė unė njė copė fshatar, tė komandoja njė tabor vullnetarėsh qė theu njė ushtrķ e atė tė mos e komandonte por t’ish vartės i imi njė oficer akademist ?”   Edhe ne se besofshin vetė historianėt kėtė plagjaturė tė tyren, kėtė gėnjeshtėr nuk ua besojnė vlonjatėt q’e brohoritėn mė 3 shtator 1920 Qazim Koculin qė hyri nė krye tė vullnetarėve nė Vlorė e as ua besojnė fėmijėt’e as nipėrit e atyre vlonjatėve se tė vėrtetėn e kanė dėgjuar nga goja e pararendėsve tė tyre me veshėt e tyre !

 

Por te mos mjaftonte kjo, keta hodhen hi edhe mbi figuren e tij, duke genjyer popullin. Disa nga gojedhenat e shtremberuara na vijen me vargjet e turpshme:

 

Moj Vlore e bukur ne grope
te kane shitur te zote
Qazim Koculi me shoke…

    

Mė 2 janar 1943, tek udhėtonte pėr nė Tiranė Qazim Koculi sė bashku me prefektin e Vlorės Léle Koēin, mė tė dalė tė Vlorės vriten qė tė dy nga forca mercenare ushtarake tė nxitura dhe tė mbėshtetura nga italianėt.   Ky krim i kryer ndaj Qazim Koculit, i nxitur nga ana e italianėve pėr  t’u hakmarrė pėr dėshtimin e tyre nė Vlorėn e 1920-ės, qe pika e cila e mbushi kupėn:  Mustafa Kruja nė shėnjė proteste si edhe indinjate ndaj italianėve si edhe personalisht ndaj Mėkėmbėsit tė Mbretit Jacomoni qė nuk pranoi qė tė arrestoheshin e tė ēoheshin nė gjyq vrasėsit e Qazim Koculit, paraqiti menjėherė dorėheqjen nga posti i kryeministrit.

Sic dihet, dhe sic mund te imagjinohet gjate perjudhes se diktatures moniste , familja e tij u interrnua dhe u detyrua te vuaj bemat e Qazim Koculit qe per ironi te fatit ishin ato qe i dhane lirine Vlores  dhe gjithe Shqiperise.

E njejta histori vazhdon edhe sot e kesaj dite. Ne Vlore nuk ekziston asnje shkolle apo rruge apo monument qe te mbaje emrin e Qazim Koculit. As bashkia e Vlores , as qeverria qendrore as presidenti nuk kane propozuar asnjehere medaljen per te nderuar kujtimin e Qazim Koculit. Akoma me shume, keta historianet e diteve te sotme qe thurin librat e historise , o jane komunista te thekur ose jane injorante. Ne asnje liber te historise se Shqiperise nuk duket  gjekundi emri i tij.

 

Me shume mbi personazhet e luftes se Vlores

Nė Baēardha, nė 29 maj 1920, u mblodhėn rrotull 200 burra tė krahinės sė Vlorės, pėr t’i dhėnė pėrgjigje aneksimit tė Vlorės nga Italia pa marrė mendimin dhe aprovimin e popullit tė Vlorės. Ata vendosėn t’u pėrgjigjen edhe fyerjeve tė ushtarėve italianė qė nė 28 Nėndor 1919 e lidhėn Flamurin Kombėtar nė bishtė tė qėnit. Ata i jepnin pėrgjigje edhe Konferencės sė Paqesė qė ia linte Vlorėn Italis. Nė Vlorė ishin pėrqėndruar rrotull 10000 trupa, tė shpėrndarė nė kėtė mėnyrė: 1] nė Vlorė-Kaninė qėndra e komandės sė lartė, nėnkomanda e divizionit tė 36, komanda artileri-xhenjo dhe tė gjitha drejtorive tė shėrbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piaēentini. Komandant Divizioni-- Major General Emanuele Pulieze, ndimės i tij General De Luca. Pulieze kish ndėrtuar vijėn e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit, kom i arditėve kolonel Messe. 2] Quotta 115- qėndėr spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisė sė pėrzier, komanda e 157-tės bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisė, qėndra e karabinjerisė. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Nė Kotė ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaēe dhe armatim. 3]Gjormi-qėndėr e kompanisė mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi 4] Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisė, seksion artilerie tė baterisė 182 malore 70 m|m . Kom. Njė major. 5] Kalaja Tepelenė -qėndėr enjė batalioni tė infanterisė, seksion artilerie i 157-tės bateri dhe stacion karabinjerėsh. Kom major Bronzini 6] Llogora-njė pjesė e batalionit 35 tė regjimentit tė 10 bersalierėve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarė dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea. 7] Himarė-qėndėr e komandės regjimenti 10 tė bersalierve dhe batalionit tė 35. Kom i zonės general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli. 8] Nė Selenicė, trupat i komandonte majori i fanterisė Guadalupi. 9] Nė gjirin e vlorės ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierėt “Arcione” si dhe vaporri “Loyd Triestino”. 10] Aviacioni nė Ujin e Ftohėt 11] Magazinat nė Panaja. Post-komanda kishte nė Vajzė qė shėrbente pėr kurim. Brataj, Drashovicė, Penkovė, Treblovė, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicė, Kuē, Bolenė, Progonat etj. Italianėt kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, qė e pėrdorėn si ndėrmjetės si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili nė Panaja ndihmoi shqiptarėt. Kjo ishte pak a shumė gjėndja nė kampin italianė. Pėrball kėtyre forcave, kėtyre gjeneralėve tė sprovuar, u renditėn gjeneralėt pa dipllomė, tė fshatrave tė Vlorės, por qė nė zemrat e tyre kishin dipllomėn e tė drejtės, tė mbrojtjes dhe tė patriotizmit. Nė Baēardha u morėn njė seri vendimesh tė rėndėsishme. U vendos t’u shpallej luftė forcave italiane nė Vlorė, dhe krahina e Vlorės tė bashkohej me pjesėn tjetėr tė Shqiprisė. U zgjodh njė kėshill ushtarak prej 35 vetėsh, i cili emroi njė Komandant tė luftės dhe zgjodhi njė shtab prej 12 vetėsh. Komandanti nuk duhej tė bėnte pjesė nė kėtė shtab i cili u quajtė ”Komiteti Mbrojtja Komtare” ose si thirrej nė popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin tė detyrushme pėr komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Kėshilli zgjodhi antarė tė “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi- Vlorė 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Durro Shaska-Kocul 5) Beqir Sulo Agalliu-Vlorė 6) Qazim Koculi- Kocul 7) Ali Beqiri- Velēė 8) Murat Miftari-Tėrbaē 9) Hamit Selmani-Dukat 10) Hysni Shehu-Sevaster 11)Myqerem Hamzarai-Kaninė 12) Sali Bedini-Armen . Kėta tė dymbėdhjet zgjodhėn njėzėri kryetar tė “ Komitetit” Osman Haxhiun . Ahmet Lepenica - Lepenicė-- ushtarak i vjetėr i Perandorisė Osmane¬, i qetė dhe serioz, kėrkonte garanci pėr ēdo veprim. Nė Baēardha u emrua Komandant i pėrgjithshėm i luftės, pas njė jave, nė Kotė dha dorė-heqjen dhe u caktua nė policinė e luftės, sė bashku me Shero Eminin. Vdiq nė 1942. Osman Haxhiu --Armen--njė nga mbėshtetėsit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorės, njė nga njerzit mė tė pasur nė Vlorės, qė e vuri pasurin e tij nė shėrbim tė Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftės deputet nė Parlamentin e parė Shqiptarė. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarė i Bashkisė sė Vlorės. Pas “ēlirimit” u arratisė jasht shtetit sė bashku me vėllan e tij Galip Haxhiun. Qazim Koculi-Kocul--mbaroi shkollėn e lartė tė marinės nė Stamboll, shėrbeu tre vjet nė marinėn turke, mbėshteti Ismail Qemalin, nė Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicės nė Kotė u emrua Komandant i Luftės sė Vlorės, tė cilėn e udhhoqi gjatė gjithė luftės deri nė fitoren e saj. Pas luftės prefekt nė Vlorė, senator nė Lushnje, deputet nė Parlament, Kryeministėr nė 1921. Mbėshteti fuqishėm Fan Nolin, ministėr nė qeverrin e tij. U arratis si kundėrshta i Zogut, u kėthye nė qershor 1939, pas 15 vjetėsh. Nė dhjetor antar i kėshillit tė lart. Nė 25 nėndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujės komisar i lart nė Vlorė. Pas 40 ditėsh pushkatohet nga italianėt si hakmarje pėr 1920-tėn Durro Shaska – Kocul - njė nga themelusit e “Klubit Labėria” rrezikoi dėnimin me Vdekje nė 1908 nga turqit ne nė Stamboll. Njė nga mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė Ismail Qemalit. Luftoi kundra andartėve grek nė Tepelenė dhe trupave tė Haxhi Qamilit nė Lushnje. Njė nga mė tė pasurit nė Vlorė, qė vuri nė dispozicion tė luftės djemt dhe pasurin. U zgjodh nė Baēardha antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Djali i tij Sadik Shaska, mbėshtetės i monarkis pėrfaqsoi Vlorėn nė katėr legjislatura nė Parlamentin Shqiptar. Pas “ēlirimit” familja pėsoi persekutim tė rėnd. Vdiq nė 1924 Myqerem Hamzarai-Kaninė--antari mė i ri nė moshė i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Nė aktin e shpalljes sė Pamvarsisė ėshtė edhe firma e Zini Hamzarait, i sė njėjtės familje. Senator nė Kongresin e Lushnjes.Antar i shoqėris Bashkimi. Ishte njėri nga kryesorėt e 1932 nė “Lėvizjen e fshehtė tė Vlorės” nė 1932. Nė vitet e luftės antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq nė 1946. Qazim Kokoshi-Vlorė--Delegat nė Kuvendin e Vlorės firmosi dokumentin e Pamvarsisė. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbėshteti Fan Nolin nė 1924. Njė nga kryesorėt e lėvizjes sė fshehtė tė Vlorės nė 1932. Kryetar Bashkie Nė Vlorė, deputet i Vlorės, me bindje social-demokrate. Mbas “ēlirimi” u burgos dhe vdiq nė burg,nė 1948 njė nga familjet mė tė persekutuara tė Vlorės. Murat Miftari-Tėrbaē--nėnpunės, i aktivizuar nė tė gjitha lėvizjet kombtare. U zgjodh antar I ”Komitetit tė Mbrojtjesė Kombtare”. Nga kryesorėt nė lėvizjen e Vlorės. Familja e tij gjat luftės antifashiste ishte nė krye tė Nacional Ēlirimtares. Nė gjyqet e 1946, si dėshmitar kėrkoi maturi dhe mosteprime. Alem Mehmeti-Tragjas- mori pjesė nė tė gjitha lėvizjet Kombtare kundra turqisė. Njė nga njerzit mė tė afėrt tė Ismail Qemalit. Komandant i xhandermarisė (pa rrogė) nė qeverinė provizore tė 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombtare” Vdiq nė 1927. Ali Beqiri-Velēė-mori pjesė nė lėvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dėnimin me vdekje nė Stamboll nė 1908. I squat dhe i shkathėt nė tė folur, kėto cilsi bė tė zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq nė 1942. Beqir Sulo Agalliu-Vlorė-njė nga familjet e Vlorės me kontribut nė lėvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pėrkrahės i Nolit nė 1924.Antar i lėvizjes sė fshehtė tė Vlorės. U internua nga gjermanėt dhe vdiq nė Mathauzen. Hysni Shehu-Sevaster-njė nga njerzit mė me autoritet tė krahinės sė Kudhsit, tė cilėn e pėrfaqsoi denjėsisht nė Luftėn e Vlorės si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhėsit e tij u vran dhe u burgosėn pas “ēlirimit” Hamit Selmani-Dukat -u zgjodh antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare nė moshėn 76 vjeē. I hipte kalit dhe gjėndej nė Baēardha, nė Beun, nė mal tė Shashicės e kudo ishin shokėt. Vdiq nė vitin 1923. Sali Bedini-Armen-dy herė mori pjesė nė aktivitetet kombtare, nė shpalljen e Pamvarsisė dhe nė Luftėn e Vlorės, nė Baēardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq nė 1925. Familja e tij pėrkrahu luftėn Na-Ēl Azbi Cano - Mavrovė - Kur Ahmet Lepenica dha dorheqjen nė Kotė, u zėvendėsua nga Qazim Koculi si Komandant I pėrgjithshėm i luftės, sipas vendimeve tė Baēardhas, nuk ishte mė antarė i Komitetit. Nė vend tė tij nė Kotė, Azbi Cano u zgjodh antar i Komitetit. Familja mbėshteti fuqimisht luftėn Nacional-Ēlirimtare.

Botuar nė Gazetėn “Vlora” 3 korrik 2006

 

SKEMA E LUFTĖS SĖ VLORĖS KOMISIONI Osman Haxiu - Vlorė Qazim Kokoshi - Vlorė Murat Miftari - Tėrbaē Alem Mehmeti - Tragjas Hamit Selmani - Dukat Durro Shaska - Kocul Hysni Shehu - Sevaster Beqir Sulo Agalliu - Vlorė Myqerem Hamzarai - Kaninė Qazim Koculi - Kocul Sali Bedini - Armen Ali Beqiri - Velēė Azbi Ēano - Mavrovė

Komandant i Pėrgjithshėm i Luftės Ahmet Lepenica-(dha dorheqjen pasė 6 ditėve Qazim Koculi. Pesė Ēetat e mėdha dhe Komandantėt e fshatrave (Komandantėt e vrarė u zėvendėsuan menjėherė0,

1)Ēeta-Shullėrit Komandant Kalo Telhai(dha dorėheqjen pas 6 ditėve) - Barjam Qamili, Ramica-Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj-- Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin-Demir Mystehaku, Velēė-Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzė-Ēoban Nuredini,

2) Ēeta-Kudhės Komandant Rrapo Ēelo, Sevaster-Hamit Mahili Dushkarak-Qėndro Fega, Shkoza-Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj-Halim Rakipi, Mėrtiraj-Salo Islami,

3) Ēeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat-Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas-Yzeir Muēo, Sinan Mete, Radhima-Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima,

4) Ēeta-Lumi Vlorės Komandant Sali Vranishti, Vranisht-Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenė -Mato Robi, Kallarat-Feim Ēelo, Tėrbaē-Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicė-Sheme Jazo, Gjorm-Selam Hasani, Gumenicė-Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha- Selim Suleimani, Drashovicė-Hysni Fallani, Vėrmik-Neim Braka, Brataj- Memo Meto, Kuē-Xhafer Aliko,

5)Ēeta e Fėngut, Komandant Muēo Aliu, Treblovė-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovė - Isuf Rustemi, Romės- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gėrnec- Dushan Kaēi,

Tė pa inkuadruara nė kėto pesė ēeta ishi n: Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bega Topalltia- Kom. Neki Hoshtima Narta- Kosta Mano Ēeprat- Vesel Ēeprat Trevllazri- Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha Nė Vlorė erdhėn shumė ēeta nga tė gjitha anėt e vendit: Ēeta e Salaris me Komandant Selam Musai Kurveleshi- Kom. Riza Runa Mallakastra- Kom. Bektash Cakrani, Kamber Belishova, Hysni Toska Mallakastra e egėr- Kom. Halim Hamiti Skrapari- Kom. Riza Kodheli Berati-Kom. Seit Toptani, Izedin Vrioni Peqini-Kom.Adem Gjinishi Gjirokastra- Javer Hurshiti, Xhevdet Picari Ēamėri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti Korēa Kom. Kapiten Ferit Frashėri Sami Koprencka, Tosun Selenica Tirana-Ismail Haki Kuēi, Ismail Haki Libohova erdhi edhe njė ēetė nga Amerika me nė krye Aqif Pėrmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftėn e Vlorės u bashkuan edhe ēetat ordinere tė Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Ēorrit. Kishte edhe njė grup artilierėsh me Kom. Azis Ēamin dhe zėvendės Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Ēiraku. Policia e luftės komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica. Tė gjitha kėto ēeta dhe komandantėt e tyre komandoheshin nga 12 antarėt e “Komitetit tė Mbroitjes Kombtare” dhe Komandanti i pėrgjithshėm Qazim Koculi.

Nė organizimin e luftės ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuēi antarė gjyqi Sif Kedhi e Agjah Libohova. Sekretar ishin Meēan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tėrbaē) Pas luftrave tė ashpra u ēlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qėndra u vendos nė Drashovicė. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Njė nga problemet mė tė rėndėsishme tė luftės ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi ti sjell deri nė lum pranė Selenicės tė gjitha ndihmat e qeveris. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brėndėshėm Ahmet Zogu ishin dy njerzit mė tė fuqishėm, qė pėrkrahėn pa rezerva Luftėn e Vlorės. Dy nga antarėt e “Komitetit” Sali Bedini dhe Durro Shaska bėnė organizimin e Vllehėve tė zonės, tė cilėt me nė krye Kol Kitėn, me karvanet e kuajve ,e shpinin furnizimin nė magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjės dhe prej andej nė Kotė ku merrej nė dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi. Pėrfaqsus i luftės pranė qeveris ishte ministri fuqiplot Spiro Jorgo Koleka dhe pėrfaqsus nė shtetin grek me qėndėr nė Korfus Hamza Isai. Himara kishte pėrfaqsus tė saj Naqe Konomin. Spitali nė Kotė drejtohej nga Dr Sezai Ēomo, pėr mjekimet pėdoreshin mjekėt italian tė zėnė rob dhe dy amerikan qė kishin ardhur pėr ndihmė. Me ilaēe furnizonin farmacit e Rexhep Hitos, Syrja Libohova, Fadil Kotoni, Nazif Halite dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Nė Vajzė u grumbulluan robrit dhe Komandant i kampit tė robėrve ish vendosur Rexhep Suleimani. U vendos qė Piaēentinit t’i dėrgohej ultimatumi, tekstin e pregatiti Avdul Kuēi, u dorzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqėruar nga Halim Laze (Kaninė) dhe Adem Aliko (Vranisht). Pėrkėthimin e bėri Ulise Bozo i cili shėrbeu si ndėrlidhės ndėrmjet shqiptarve dhe italianve. Shtypi- ngjarjet e Vlorės u pasqyruan nė gazetėn “Drita” tė Veli Harshovės Gjirokastėr, “Kuvendi” “Dielli” tė Bostonit etj. Shoqėria “Vatra” e Amerikės dėrgoi “Bandėn” e shoqėrisė sė bashku me trupat vullnetare. Bandėn e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetėn pas as fetarėt nė kėtė luftė, ku spikasin Babai Teqes Tepelenės Ahmet Turhani Baba Xhaferi Pėrmet, Don Marku, miftiu Osman Muka etj. Njė rrol tė veēant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier nė Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarėve.

Botuar nė Gazetėn “Vlora” 10  korrik 2006