Shekulli   4/01/2008

A. Peēi

 

DĖSHMIA NGA QELIA

Biznesmeni Robert Alliaj ka dėshmuar dje me telefon nga qelia pėr presionet e ushtruara nga policia e Vlorės

I shoqėruari: Policia ka rrahur gra e fėmijė tė vegjėl

Njė prej tė shoqėruarve tė djeshėm nė policinė e Vlorės ka mundur qė tė dėshmojė me telefon nga qelia e paraburgimit pėr atė qė ka parė dhe provuar vetė. Robert Alliaj, biznesmen ndėrtimi, ka dalė sė bashku me qindra vlonjate tė tjerė duke kėrkuar referendum pėr projektin e Petroliferės por ėshtė marrė forcėrisht nė polici.

Ēfarė po ndodh me ju nė kėto momente?

Na kanė mbyllur nė komisariatin e policisė sė Vlorės dhe po na trajtojnė si kriminelė. Ata na kanė izoluar dhe na marrin shenjat e gishtave. Na bėjnė presione duke na thėnė kush ju shtyn, kush ju organizon, kush ju paguan.

Si ju morėn nė polici?

Unė jam biznesmen dhe kur erdhi policia nuk protestova, nuk kundėrshtova por ata nuk pyetėn pėr asgjė dhe mė morėn forcėrisht nė komisariat. Disa prej nesh janė rrahur kur u morėn dhe disa tė tjerė janė rrahur nė komisariatin e policisė. Janė rrahur gra fėmijė. Na kanė poshtėruar duke na shtrirė barkazi me duart pas koke sikur tė ishim zvarranikė. Edhe makinat qė kishim na i ka marrė policia dhe na i ka sekuestruar.

Gjatė kėsaj kohe qė jeni nė komisariat, ju kanė dhėnė ndonjė shpjegim apo ju kanė thėnė se sa do ju mbajnė?

I kemi pyetur policėt herė pas here por nuk na thonė asnjė gjė. Na marrin veē e veē pėr tė na ēorientuar. Momentalisht (ora 21.15) jemi mbi 35 vetė brenda nė polici. Na kanė shpėrndarė nė qeli tė ndryshme. Na thanė qė na morėn pėr verifikim. Unė kėrkova njė avokat mbrojtės por nuk mė kthyen pėrgjigje. Nuk ėshtė normale qė tė mė mbajnė nė kėtė mėnyrė. Unė jam biznesmen. Ne kėrkojmė vetėm referendum dhe asgjė tjetėr.

VLORĖ

Dita e 9-tė e protestės sė qytetarėve vlonjatė nė kėrkim tė njė referendumi ėshtė njollosur nga ndėrhyrja brutale e policisė. Rreth 200 policė dhe forca tė RENEA-s kanė rrahur dhe shoqėruar nė komisariat protestuesit

Policia shpėrndan me dhunė protestuesit, 50 nė komisariat

VLORĖ- Policia e Vlorės dhe RENEA shpėrndan pėrdhunisht protestėn e nisur nėntė ditė mė parė pėr tė ndaluar ngritjen e TEC-it nė gjirin e Vlorės. Uniformat blu tė policisė lokale, tė ndihmuara edhe nga forca tė tjera shtesė tė dėrguara nga kryeqyteti, kanė hyrė me forcė nė turmėn e protestuesve dhe duke pėrdorur shkopinj gome e sende tė tjera tė forta, kanė arritur qė t'i "neutralizojnė" ata. Mė pas janė shoqėruar forcėrisht nė komisariatin e policisė edhe rreth 50 protestues. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan dje se edhe nė komisariatin e policisė kėta protestues janė pėrballur me dhunėn policore.

Tė dhėnat e para qė mbėrrijnė nga qyteti i Vlorės flasin pėr njė numėr tė madh protestuesish nė marrė forcėrisht nė polici. Sipas dėshmitarėve okularė qė ndodheshin nė vendin e ngjarjes nė momentin qė ka ndėrhyrė policia, gjithēka ka nisur rreth orės 16 e 30 minuta. Nė kėtė moment qindra protestues po qėndronin pėr tė nėntėn ditė nė rrugėn hyrėse pėr nė kantierin e firmės italiane. Ata kishin ndėrtuar njė barrikadė qė mė datė 26 dhjetor tė vitit tė kaluar duke mos lejuar hyrjen e makinave tė rėnda nė kantierin e ndėrtimit. Kėrkesa kryesore e protestuesve ishte zhvillimi i njė referendumi lokal nė mėnyrė qė qytetarėt e Vlorės tė kishin mundėsinė tė thoshnin fjalėn e tyre nė lidhje me ngritjen apo jo tė njė projekti me bazė nafte nė bregdetin e tyre.

Nga ana tjetėr, policia lokale, kishte planifikuar operacionin pėr shpėrndarjen e protestuesve. Blutė e Vlorės kanė kėrkuar edhe ndihmė nga kryeqyteti dhe atyre u kanė mbėrritur mėngjesin e djeshėm disa furgona me forcat speciale tė RENEA-s. Sapo kanė mbėrritur nė vendin ku ndodheshin protestuesit, forcat e policisė nuk janė vonuar aspak qė tė pėrpiqeshin qė tė flisnin por kanė ndėrhyrė forcėrisht. "Nga tė dy anėt kanė ardhur rreth 200 forca speciale tė pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanė nisur tė bėrtasin aty kanė krijuar dhe panik. Tė gjithė njerėzit qė kanė qenė atje, gra, studentė dhe gjithė tė tjerėt i kanė ulur nė shesh dhe kanė nisur tė qėllojnė nėnkryetarin e Aleancės dhe disa qytetarė tė tjerė. Ishin shumė mė tepėr sė ne. Kanė ardhur me fjalėt me tė ndyra. Mė pas disave iu janė vėnė prangat dhe i kanė shoqėruar me forcė nė polici",- rrėfen njė nga protestuesit qė ka mundur tė dalė nga komisariati, Besmir Lulo. Edhe persona tė tjerė, tė cilėt kanė arritur qė tė shpėtojnė pa u marrė forcėrisht nė polici rrėfejnė se janė pėrballur me dhunėn e uniformave blu. Sipas tyre, policia ka nisur tė godasė me shkopinj gome kėdo qė i ka dalė pėrpara. Mė pas protestuesit janė detyruar qė tė shtrihen pėrdhe ku u janė vėnė edhe prangat. Mė shumė nga tė gjithė ėshtė dhunuar Besnik Lula, i cili ka pėrfunduar mė pas nė spital me kėmbėn e thyer. Dėshmitarė nė vendngjarje kanė pohuar se ndaj Lulės ėshtė ushtruar dhunė fizike, duke e tėrhequr zvarrė dhe goditur nė kėmbė nga policia. Njė orė mė pas Lula ėshtė dėrguar nė komisariat.

Pas kėsaj situata e nxehtė ėshtė transferuar nė policinė lokale. Qindra banorė tė qytetit tė Vlorės kanė shkuar pėrpara komisariatit tė policisė dhe kanė kėrkuar lirimin e menjėhershėm tė tė shoqėruarve. Ata janė pėrkrahur edhe nga anėtarė tė kėshillit bashkiak, studentė dhe mbėshtetės tė tjerė tė Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės. "Lironi shokėt tanė. Vlora nuk i do veprat e naftės" dhe parulla tė tjera janė hedhur nė ambientet para komisariatit. Pas presioneve tė shumta tė banorėve tė Vlorės policia ka bėrė edhe lėshimet e para duke lėnė tė lirė dy prej protestuesve. E para qė ėshtė lėnė tė dalė ėshtė Laura Ferhati, njė studente, dhe pas saj Besmir Lulo, vetėm 17 vjeē. Deri nė orėt e vona tė natės pėrpara komisariatit tė policisė kanė qėndruar rreth 100 banorė tė Vlorės, duke kėrkuar lirimin e tė shoqėruarve. Por ndėrhyrja e policisė nuk ka frikėsuar aspak qytetarėt e Vlorės pasi dhjetėra prej tyre janė kthyer sėrish nė vendin ku ishin ngritur barrikadat pėr tė vazhduar protestėn e tyre paqėsore nė kėrkim tė referendumit popullor


Besmir Lulaj, njė prej tė liruarve dėshmon tmerrin e orėve tė qėndrimit nė polici nėn dhunėn fizike e presionin psikologjik

Dėshmia: Si na rrahėn nė policinė e Vlorės

VLORĖ- Njeriu i dytė qė ka mundur tė dalė nga komisariati i policisė sė Vlorės ėshtė 17-vjeēari Besmir Lulaj. Ai ėshtė marrė forcėrisht nga policia dhe ėshtė dėrguar nė komisariat ku mė pas ka provuar edhe dhunėn. "Kur kemi ardhur nė komisariat unė jam qėlluar nga dy efektivė tė policisė. Pa shkak.Me pretekst pse qesha. Mė pas kam parė njerėzit mė tė afėrt tė familjes sime qė tėrhiqeshin zvarrė.Mė qėlluan nė hundė dhe nė kokė. Pastaj mė kanė futur nė dhomė",- rrėfen djali 17-vjeēar.

Ēfarė ndodhi sot gjatė protestės suaj?

Ka qenė dita qė mund tė quhet mė e qėndrueshme e protestės sonė, ose siē mund ta them ndryshe, pikėn mė tė fortė tė aksionit, pasi nuk kemi lejuar asnjė mjet qė t'i drejtohej Petroliferės. Kemi qenė dhe tė mbėshtetur nga djemtė e Nartės. Por qė prej paradites kemi parė qė 50 metra mė tutje nesh tė ishte njė mjet policie, i cili ka qėndruar bashkė me pėrfaqėsues tė Petroliferės. Kemi pasur dhe provokime. Unė kam qenė prej darkės atje, dhe provokimet i kemi pasur nga pėrfaqėsues tė firmave. Por i kemi shmangur me qytetari.

Ku ka ndėrhyrė policia?

Ka qenė ora rreth 16.30 kur nga tė dy anėt kanė ardhur rreth 200 forca speciale tė pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanė nisur tė bėrtasin aty kanė krijuar dhe panik. Tė gjithė njerėzit qė kanė qenė atje, gra, studentė dhe gjithė tė tjerėt i kanė ulur nė shesh dhe kanė nisur tė qėllojnė nėnkryetarin e Aleancės dhe disa qytetarė tė tjerė. Ishin shumė mė tepėr sė ne. Kanė ardhur me fjalėt me tė ndyra. Mė pas disa na janė vėnė prangat dhe jemi shoqėruar me forcė nė furgon. Nė furgon pastaj kanė vijuar tė godasin Sadritin, si dhe tė tjerė. Mua mė futėn nė furgonin e dytė dhe gjatė gjithė kohės na thoshin, uluni poshtė sediljes, sikur ishim dele. Dukeshin qė donin tė na poshtėronin.

Po nė komisariat ju kanė dhunuar?

Kur kemi ardhur nė komisariat unė jam qėlluar nga dy efektivė tė policisė. Pa shkak. Pa shkak, me pretekst pse qesha. Mė pas kam parė njerėzit mė tė afėrt tė familjes sime qė tėrhiqeshin zvarrė.Mė qėlluan nė hundė dhe nė kokė. Pastaj mė kanė futur nė dhomė. Pėrveē kryesisė sė Aleancės ne na futėn tė gjithė nė njė dhomė. Atje na bėnin presion psikologjik. "Ēfarė ju duhet ju me punėt e qeverisė, ato qė i vendos i madhi ju nuk duhet t'i diskutoni". Ata kanė rrahur edhe gratė, pasi zvarrė e tėrhoqėn dhe Laurėn. Pastaj nė pyetėn njė nga njė. "Kush janė drejtuesit, kush i ka vėnė gomat. Njė nga shefat tha qė tė lirohesha. Unė makinėn time nuk e di ku e kam tani. Edhe celularėt qė na i morėn, na i kthyen tė prishur. Nuk na japin asnjė informacion ku i kemi gjėrat tona. Ėshtė njė tmerr i vėrtetė qė e pėrjetoj pėr herė tė parė. Na kanė bėrė dhe presione tė tjera. "Keni rrugė tė gjatė pėr tė bėrė kėtu brenda" Kam njė mesazh. Nėse mendojnė qeveritarėt dhe kushdo tjetėr se me kėto metoda mafioze dhe ēnjerėzore do tė arrijė tė frenojė tė rinjtė e Vlorės, apo qytetarėt, tė kėrkojnė tė drejtat e tyre themelore, gabohen. Ne tė gjithė jemi tė vendosur tė mbyllim kėtė ēėshtje vetėm me referendum.

Dėshmia e Studentes: Mua personalisht mė ka goditur njė prej policėve dhe pasi jemi futur nė fuoristradė

Policia na dhunoi pa na dhėnė asnjė shpjegim

Laura Ferati, ėshtė personi i parė qė ėshtė lėnė i lirė nga policia lokale. Ajo ėshtė mbajtur disa orė nė polici dhe mė pas ėshtė lėnė e lirė. Pas daljes nga komisariati, vajza ka treguar gjithēka qė ka ndodhur pasditen e djeshme nė vendin ku ishin mbledhur protestuesit nga Vlora.

Ju jeni e para qė keni dalė nga policia. Mund ta na shpjegoni ēfarė ndodhi gjatė protestės suaj...

Ishim duke ndenjur pas drekės, vetėm kur pamė pėrjashta qė nga tė dy anėt e rrugės, vinin njė numėr i madh policėsh. Nuk na thanė as njė lloj komunikate pse na akuzonin, por thjesht u vėrsulėn mbi gjithė qytetarėt duke i shtrirė sheshit dhe duke i goditur nė mėnyrė makabre dhe mė pas i fusnin nėpėr furgona. Mua personalisht mė ka goditur njė prej policėve dhe pasi jemi futur nė foristradėn qė na shoqėroi drejt komisariatit, na kanė sharė dhe na kanė goditur sėrish. Kėto pamje i kemi parė vetėm nė filma. Por ėshtė e sigurt qė ne do tė fitojmė dhe kjo ata i tremb.

Keni pasur presione mė parė nga policia?

Ditėt e mėparshme, protestat kanė qenė shumė paqėsore. Policia ka qenė nė anėn tonė dhe ka pasur dhe nga ata qė vinin pinin kafe me ne. Kemi qenė tė palėvizur, duke qenė me turne nė vendin ku kishim ngritur barrikadėn. Gjithēka ka qenė shumė paqėsore dhe brenda kuadrit qė lejon demokracia. Ėshtė e drejta jonė tė protestojmė. Por ndėrhyrja e sotme ka qenė njė formė totalisht kriminale. Megjithatė ne nuk do tė ndalojmė nė protestėn tonė, nė tė mirė tė Vlorės dhe tė ardhmes sė saj. Ne do gjejmė format dhe mėnyrat gjithmonė brenda kuadrit demokratik pėr tu thėnė Jo veprave tė naftės nė Vlorė

Ēdo tė bėni tani qė u liruat?

Unė i bėj thirrje kryetarit tė Bashkisė, mirė qė te protesta nuk erdhi tė na mbėshteste, se ishte e paligjshme, por tani qė na kanė goditur nė mėnyrė makabre, e ka pėr detyrė tė mbrojė komunitetin qė e ka zgjedhur. Qytetarė, lufta ėshtė e gjatė, ne nuk kemi pėr tu mposhtur dhe pėr kėtė tė jeni tė bindur. Ne do tė fitojmė, bashkohuni me ne. Sot Vlora ka nevojė pėr ndihmė dhe ne jemi ata qė do e shpėtojmė. Me zėrin e njė studenteje ju bėj thirrje studentėve tė tjerė, qė ne tė gjithė se bashku arrijmė tė thyejmė kėto kontrata tė turpshme.

Policia izolon vendin ku ndodhi rrahja e protestuesve

VLORĖ- Pas asaj qė ndodhi pasditen e djeshme ka qenė shumė e vėshtirė t'i afroheshe vendit ku ishte vendosur protesta e Aleancės. Rreth njė km para zonės ishin vendosur efektivė tė qarkullimit si dhe ata tė grupit tė gatshėm. Nė zonėn qė njihet si ish-soda kaustike mjete ndodheshin mjete policore, si dhe njė mjet i rėndė nė mes tė tyre qė po zhvendoste gomat tė cilat kishin rrethuar pėr ditė tė tėra vendin e protestės. Efektivė tė policisė nuk lejojnė t'i afrohesh zonės dhe as tė kalosh nga ana tjetėr e saj, pėr efekt tė operacionit qė po kryhet. Rreth orės 18.00 ka mbėrritur dhe njė karroatrec, i cili ka hequr mjetet e tjera qė bllokonin rrugėn. Efektivėt qė kanė rrethuar zonėn nuk kanė lejuar qarkullimin e mjeteve, ndėrsa nuk kanė dhėnė asnjė informacion sa do tė vijonte pengesa nė qarkullim.


Drejtori i policisė pohon se i vetmi qė ėshtė rrahur ėshtė Besnik Lula dhe mbi tė tjerėt nuk ėshtė ushtruar dhunė

Bushati: Kemi vepruar vetėm konform ligjit

Nė orėt e mbrėmjes pas shoqėrimit ka dalė nė njė konferencė pėr shtyp dhe drejtori i drejtorisė sė qarkut Vlorė Vehbi Bushati. Ai e ka vlerėsuar protestėn tė paligjshme dhe tha se ėshtė vepruar konform tė gjitha rregullave.Pėr sa i pėrket dhunės sė ushtruar ai tha se ka qenė vetėm njė pretendim, dhe ka lėnė tė hapur rrugėn gjithė ankesave tė qytetarėve tė cilėt kanė pasur thjesht pretendime, tu drejtohen instancave tė caktuara pėr tė faktuar pretendimin e tyre. Sipas drejtorit tė policisė sė Vlorės policia ka tė drejtė tė shpėrndajė protesta tė tilla tė cilat janė tė paligjshme. "Nė vijim tė informacioneve tė grumbulluara nga shėrbimet e policisė kriminale rezulton se midis protestuesve ndodhen njerėz me precedentė kriminalė e policore si dhe midis subjekteve te cilat realizojnė punimet nė territorin ku do tė montohet Petrolifera mund tė konfrontohen me pjesėmarrėsit nė proteste. Pėr kėtė qėllim nga ana e strukturave tė drejtorisė sė policisė janė bėrė pėrpjekje pėr tė kontaktuar me drejtues apo organizator tė protesta me qėllim pėr ti vėnė nė dijeni pėr kėto veprime tė mundshme por kėto pėrpjekje janė refuzuar nga ana e drejtueseve tė saj",- tha dje Bushati. Sipas tij, policia e Vlorės, e ndihmuar nga forcat F.N.SH-sė 752 Fier dhe reparti "Delta Force" ka ndėrhyrė konform ligjit duke zhbllokuar situatėn. Ndėrkohė Bushati ėshtė pėrpjekur qė tė minimizojė veprimet e dhunshme tė policisė duke deklaruar se i vetmi person ndaj tė cilit ėshtė ushtruar dhunė ėshtė Besnik Lulo, tė cilin policia po e procedon edhe penalisht. Sipas kreut tė policisė sė Vlorės, nė komisariat janė shoqėruar vetėm 26 persona dhe jo 50.


Specialisti Sazan Guri shpjegon veprimet e kryera pėr tė lidhur me njė tubacion nafte kėto dy projekte

"Zbulohet lidhja mes Petroliferės dhe TEC-it"

Specialisti Sazan Guri ka rrėfyer dje pėr "Shekullin" se tashmė ėshtė zbuluar njė projekt qė do tė lidhė shumė shpejt dy veprat me bazė nafte qė do tė ndėrtohen nė Vlorė, Petroliferėn dhe TEC-in. Edhe pse prej kohėsh ėshtė dhėnė se TEC-i nuk ka lidhje me Petroliferėn, tashmė lidhja mes tyre ėshtė fizike. "Midis tyre po pėrgatitet njė urė lidhjeje fasho ku po priten pemė pishash dru nė kėmbė pėr t'i hapur rrugė kėsaj ure. Ura do tė jetė njė tubacion furnizues nėntokėsor dhe mbitokėsor qė do tė lidhė Petroliferėn me TEC-in. Pra Petrolifera do tė furnizojė TEC-in e Vlorės me naftė. Nafta do tė vijė e do pėrpunohet nė Petroliferė e mė pas do tė kalojė tek TEC-i i Vlorės",- tha Guri. Sipas tij, ėshtėabuzuar edhe me standardet e ndėrtimit tė projektit. "Brenda kontureve tė rrethuara prej Petroliferės ėshtėzhveshur korja e tokės e pėrbėrė nga mbetje tė rrezikshme industriale e historike. Ato janė bėrė gati pėr tu hedhur pranė dhe brenda detit nė njė kohė kur duheshin trajtuar. Kjo vė nė dyshim tė gjitha standardet e punės sė saj",- tha Guri. Sipas tij, protesta e qytetarėve tė Vlorės ėshtė njė akt heroik qė synon tė mbrojė qytetin dhe Shqipėrinė nga njė e keqe e madhe qė po i kanoset.

"Ne do tė aplikojmė mosbindjen civile nėse nuk i hapet rrugė referendumit pėr ngritjen apo jo tė projekteve"


Aleanca: Arrestimet nuk do na ndalojnė tė protestojnė

VLORĖ- edhe pas ngjarjeve tė djeshme aleancistėt janė shprehur sėrish tė vendosur pėr tė vijuar kundėrshtimin ndaj veprave me bazė nafte nė Vlorė. Pas veprimeve tė policisė ata kanė dalė me njė njoftim pėr shtyp ku shpjegohet se arrestimi i drejtuesve tė protestės ėshtė njė hap tepėr i gabuar i policisė sė Vlorės. "I kėrkojmė policisė tė bėjė menjėherė lirimin e drejtuesve tė protestės qytetare. Protesta ėshtė e paralajmėruar disa herė. Ne do tė aplikojmė mosbindjen civile nėse nuk i hapet rrugė referendumit. Qytetarėt e Vlorės me kėtė protestė vetėm se kėrkojnė qė tė zbatohet kushtetuta, e cila ėshtė dhunuar nga vendimmarrėsit e kėtij vendi. Nė nenin 108 tė kushtetutės pika 4 thuhet se vetėqeverisja realizohet nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė zgjedhur dhe me referendum vendor. Protestuesit kėrkojnė referendum. Asnjė nuk mund t'iu heqė tė drejtėn kushtetuese shtetasve shqiptarė. I bėjmė thirrje popullit tė Vlorės tė bashkohet me Aleancėn pėr Vlorėn pėr tė liruar menjėherė djemtė e saj, tė cilėt po kėrkojnė tė mbrojnė tė ardhmen e fėmijėve tanė, po kėrkojnė qė shteti tė respektojė ligjin. Protesta do tė vazhdojė cilido qė tė jetė reagimi i policisė. Slogani ynė: Rezistencė deri nė referendum",- thuhet nė njoftimin e Aleancės.