11/03/2008 BalkanWeb
Njohja e pavarėsisė sė Kosovės pėrēan vendet
e Konferencės Islamike. Nė datat 13 dhe 14 mars nė Dakar do tė zhvillohet samiti
i 11-tė i kėsaj organizate dhe ēėshtja e Kosovės pritet tė shtrohet pėr diskutim.
Dje e pėrditshmja turke Zaman, njoftoi se Turqia do tė pėrpiqet qė tė
pėrfshijė nė dokumentin pėrfundimtar tė konferencės qė duhet tė votohet nga 57
anėtarėt, njė nen lidhur me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Por agjencia e
lajmeve APA bėri tė ditur dje nga Dakari, se ky propozim nuk ėshtė pranuar,
madje kanė protestuar kundėr tij vende tė tilla si Azerbajxhani, Egjipti, Sudani
dhe Indonezia. Pėrfaqėsuesit e kėtyre vendeve qė do tė marrin pjesė nė samitin e
11-tė tė Konferencės Islamike, do tė kėrkojnė qė nė dokumentin pėrfundimtar tė
solidarizohen me popullin e Kosovės. Pavarėsisht nga kėto kundėrshti, e
pėrditshmja turke Zaman bėn tė ditur se pėrfaqėsuesi turk do ta ngrejė kėtė
ēėshtje nė kėtė samit, i cili ka si temė kryesore Islami nė shekullin e XXI.
Berisha nuk do tė marrė pjesė nė samitin e 11-tė tė Konferencės Islamike, bėjnė
tė ditur njoftimet nga kabineti i kryeministrit. Tė njėjtat burime saktėsojnė se
nė kėtė konferencė, nė vend tė Berishės do tė jetė ministri i Jashtėm, Lulzim
Basha. Arsyeja qė Berisha anulon Dakarin, ėshtė se mė 12 mars, pra tė mėrkurėn,
organizohet njė aktivitet i rėndėsishėm i Partive Popullore Europiane nė Bruksel,
ku do tė jetė i pranishėm dhe kryeministri dhe mėsohet se atje ai do tė lobojė
pėr Kosovėn. Ndėrkohė, kėtė lobing pėr tė njėjtėn ēėshtje duhet ta bėjė ministri
Basha, por qė duket se nuk do ta ketė tė lehtė.
Pas njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, pati njė deklaratė pėr shtyp tė zėdhėnėsit
tė Konferencės Islamike, i cili ndėr tė tjera, nė emėr tė vendeve anėtare tė
kėsaj konference, mbėshteste pavarėsinė e Kosovės. Deri tani nga 57 anėtare,
vetėm katėr shtete e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, e kėto janė Turqia,
Malajzia, Afganistani dhe vetė vendi pritės i samitit tė 11 tė vendeve islamike,
Senegali. Burimet diplomatike theksojnė se Arabia Saudite dhe Emiratet e
Bashkuara Arabe pritet ta njohin shumė shpejt Kosovėn, por njė gjė tė tillė nuk
e ka bėrė ende Kuvajti, vend i cili u vizitua nga njė delegacion i madh i
deputetėve shqiptarė, si dhe kryeministri i kėtij vendi vizitoi pėr dy ditė me
radhė Shqipėrinė. Nė samitin e njė viti mė parė, pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė
Konferencėn Islamike ishte zėvendėsministrja Harxhi, e cila pas mbėrritjes nė
Tiranė bėri tė ditur se kishte bėrė lobing nė Islamabad, kryeqyteti i Pakistanit,
pėr ēėshtjen e Kosovės.
12/03/2008 Balkanweb
Me ftesė te Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė
Konferencės Islamike, Ekeludin Ihsanoglu, Republika e Kosovės do tė marrė pjesė
nė Konferencėn Islamike qė mbahet mė 13 dhe 14 mars nė Dakar tė Senegalit.
Ministri pėr Arsim, Shkencė dhe Teknologji, Enver Hoxhaj dhe Bekim Ēollaku,
kėshilltar i lartė i Kryeministrit Thaēi, do tė marrin pjesė nė konferencė tė
Ministrave tė Punėve tė Jashtme tė vendeve islamike.
Qėllimi kryesor i pjesėmarrjes nė samitin e Konferencės Islamike ėshtė qė tė
shpjegojmė nė mėnyrė shumė tė qartė se, problemi i Kosovės i pazgjidhur pėr njė
shekull ėshtė evropian dhe nė asnjė mėnyrė, nuk mund tė krahasohet me ndonjė
vend nė Afrikė apo Azi, ka deklaruar Hoxhaj para nisjes pėr nė Dakar.