8/04/2008
Nga fillimvitet '90 Italise iu desh te perballonte nje fluks te madh refugjatesh nga Shqiperia. Te jemi te sinqerte asnjehere nuk i mbylli dyert. Po keshtu edhe gjate '97 e njejta situate.
Deshmite tregojne qe vet italianet u treguan shume te sjellshem me refugjatet duke i ofruar pune dhe shtepi. Per kete asnjeri nuk duhet te shtoje gje.
Vitet e fundit, kur gjendja e rendit publik filloi te permiresohet, po shohim shume investime te kompanive dhe bisneseve italiane ne vendin tone.
Dhe ne i kemi pritur gjithmone me krenari keto investime, sepse na bejne te ndihemi me prane evropes. Por duke filluar nga 2004 situata ka ndryshuar. Sic meson historia : vendi i
fuqishem ekonomiksht shfrytezon gjithmone vendin e vogel dhe te varfer. Asnje ndihme nuk eshte falas. Duhet te kthesh dicka mbrapa, gjithmone.
Kur ne Itali shpertheu kriza e plehrave, gati gjysma e jugut te saj ishte ne gjendje emergjente, pasi popullsia vendase refuzonte qe te perdoreshin impiantet e stokimit te plehrave. Italise i
kushtonte shume ti dergonte keto plehra ne Gjermani, ndodhi e paevitueshmja. Fqinji i dobet dhe i urte duhet te kthente borxhet e refugjateve. Fillimisht, pa bere shume buje, po
planifikohej ngritja e nje impianti ne Kashar prane Durrsit. Ky impiant do te priste miliona ton plehra ne harkun e trdhjete viteve, nga qyetet e jugut te Italise. Ujdia ishe kjo : ne ju
ndertojme termovalorizatorin (impiantin), ju duhet ta perdorni per te djegur plehrat tona. Teorikisht ku impiant do te ndertohej per situaten emergjente qe ishte krijuar ne metroplin
shqiptar Tirane-Durres. Po nese beje llogarite, kapaciteti i ketij impianti ishte qindra here me i madh sesa plehrat qe prodhonte kryeqyteti. Dmth, qellimi ishte te perdorej per plehrat qe
do vishin nga Italia. Jo vetem kaq, por keto plehra qe do te vishin nga Italia, nuk ishin ne gjendjen e tyre fillestare, por ne fillim ishte perpunuar ne Itali. Dmth behej fjale per mbetje te
perpunimeve, dmth plehra qe me ligjet e UE nuk duhet te trasportohen jashte kufijve te vendit qe i prodhon, por duhet te groposen ne ate vend.
Kryeministri asaj kohe Fatos Nano, dhe zevendesi i tij Bashkim Fino, edhe pas shume protestave kundra ketij projekti, insistonin per zbatimin e tij. Vetem nje me te meta mendore do te
kundershtone faktin ata perfitonin personalisht nga ky projekt. Nderkaq ambasadori i Italise ne Shqiperi , qe nga emri duket qe eshte ndonje fshatar nga jugu, shprehej tekstualisht :
"Nese doni te hyni ne Evrope, sduhet ti refuzoni investimet tona". Si perfundoi kjo situate? Tani qe ta dini ju, asgje s'eshte e sigurte. Faktet jane keto: pas asaj rremuje, pepinot e
kuptuan qe duhet te ndryshonin strategji. Ndryshimi i kesaj strategjie koincidon edhe me ndryshimin e qeverisjes ne vendin tone. Gjate kohes se Nanos , ne paralel me projektin e
Kasharit do te rehabilitohej edhe impianti i Sharres ne Tirane. Projekti i Kasharit qe do te priste plehrat nga Italia do kushtonte 6 milion euro kurse ai i SHarres 400 mije euro dhe do te
perdorej per plehrat e Tiranes. Dmth per te larguar vemendjen nga Kashari, po behej nje dhurate ne Sharre. Projekti i Kasharit ishte me koncension
kurse ai i Sharres ishte dhurate nga fqinji yne zemergjere. Tani do te pyesni ju ku qendrojne dyshimet?
Sic e theksova pak me lart, kur ne pushtet erdhi Saliu. i cili pak me pare kishte kundershtuar me entuziazem projektin e Kasharit, ai miratoi projektin e Sharres. Mir do thoni ju, ne Sharre
do te digjen plehrat e Tiranes dhe jo te Italise. Keshtu behej fjale ne fillim kur projekti qe do te investonin Italianet ishte 400 mije euro. Por ky pojekt, fillimet e te cilit u inaguruan ne fund
te 2007 do tu kushtoje 6 million euro italianeve. Mos ndoshta jane ato 6 milion euro qe do te investoheshin ne Kashar. Faktikisht dyshimet forcohen kur kujtojme se ne projektin e Nanos
ne Kashar do te ndertohej nje termovalorizator kurse ne Sharre vetem do te permiresohej impianti ekzistues. Kurse ne projektin e Saliut ne Sharre nuk do te permiresohet nje impiant por
do te nderohet nje termovalorizator. Dhe everteta eshte kjo: sepse me te vertete sjemi ekonomista te sprovuar ama dy llogari dime ti bejme : permiresim impianti = 400 mije euro ;
ndertim termovalorizatori = 6 milion euro.
Momentalisht media shqiptare si ka kushtuar me rendesi. Ama kjo sduhet lene pas dore. Dicka po sajojne pepinot ne kurrizin tone.
Investimi i dyte behet fjale per petroliferen dhe tecin ne Vlore. Ne kohen e Nanos, qeveri miratoi keto dy projekte qe te ndertoheshin ne Vlore. Pse ne Vlore? Ketu sdua te mbroj qyetin
tim, por nje shqiptar do ta kuptonte qe Vlora eshte vendi i fundit ku duhet investuar ne industri. Sic e dime gjendje e plazheve nga Durresi e siper eshte e mjerueshme, keshtu vendit tone
te vogel, si turizem detar i ka mbetur Riviera. Atehere eshte absurde te nderojme impiante nafte ne Vlore. Shume mire mund te shfrytezohej bregdeti me lart. Por vendi i projektin nuk u
vendos nga ne por nga Italianet. Por pse u intereson kaq shume Vlora italianeve? Me kete projekt ne Vlore italianet fitojne tre here.
E para: monoplozojne tregun e naftes ne Shqiperi.
E dyta: ndertojne tecin prane bregdetit te tyre, keshtu qe nepermjet linjave nendet mund te trasportojne energjine e prodhuar ne vendin e tyre.
E treta: demtojne turizim mesdhetar shqiptar qe eshte nje konkurent per turizmin detar ne jug te Italise. Me kete te fundit ndoshta do te qeshni pasi ne nuk mund te krahasohemi me
turizmin italian. Por ama kjo eshte nje plus per ata..
Atehere cfar ndodhi: Ne kohen e Nanos u miratuan keto dy projekte. Sic e ka zakon Saliu e kundershtoi, jo sepse i dhimbsej Vlora por sepse dinte qe Nanoja perfitonte ne xhepat e tij nga
ky projekt. Dhe per kete kishte te drejte, por nuk duhet tru i madh per ta kuptuar kete. Ne ate kohe lindi dhe Aleanca qytetare per mbrojtjen e gjirit te Vlores. Kerkesa e tyre ishte
referendum ne menyre qe te ishte vet populli i Vlores qe te vendoste per kete projekt. Kerkesa vajti te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Celibashi vendosi qe mos te miratohej
referendumi. Me vone do te postoj dhe kete vendim qe e gjeta ne web. Projekti i Petroliferes dhe tecit u miratua ne qeveri por nuk u ratifikua ne parlament, pasi edhe brenda PS filluan
berrylat, jo per Vloren por per karriget.Ku erdhi Saliu ne pushtet, kompania italiane kercenoi qeverine tones e do ta hidhte ne gjyq, pasi kishte firmosur projektin dhe nuk po e zbatonte.
Atehere Saliu, pa u menduar dy here dha Ok. Aleancistet edhe ne kohen e Saliut, pasi u reformua KQZ kerkuan te drejten per referendum. Perseri pergjigja ishte JO. Preteksi ishte se
mungoshin dokumentacione ne kerkese. Se per cfar dokumentacioni behet fjale , motrat e tyre e dine. Pradoksi i politikes shqiptare qendron ne faktin se kur ishte PS ne pushtet ishin te
djathtet qe votuan pro te drejtes per referendum kurse te majtet kundra, kurse kur erddi PD ne pushtet ishin te majtet qe votuan pro te drejtes per referendum kurse te djathtet kundra.
Momentalisht te mos ti varim shpresat te opozita sepse zoti Rama nuk ka mbajtur qendrim per kere projekt. Dhe heshtja eshte kuptimplote.
Ceshtja e trete qe vazhdon te kete lidhje me Vloren eshte ndertim i tecit me qymyr. Ashty si gjysma e Evropes edhe Italia eshte e kercenuar nga situata elektroenergjitike pasi te gjithe
energine e blen. Kjo eshte ceshtje e hapur akoma ne ate vend. Nga fillimi i 2008 apo fundi i 2007 erdhi na viztoi kryeministri italian Prodi. U miratua nje projekt per ndertimin e nje teci me
qymyr kapacitet 1200Watt superpotent dhe superndotes. Ku qendron hileja:
E para : asgje nuk eshte thene per ke vend do punoj ky tec. Ju pergjigjem une: ekskluzivikisht per Italine, nemos 100% , do te na japin 99%. Si arrij ne kete perfundim? E para projekti u
kerkua te ndertohej ne Vlore, ne mos ne Vlore afer bregdetit. Pse kjo kerkese? Sepse afer Semanit po ndertohen linjat nendetare te transportimit te energjise ne Itali. Dhe ne fakt pas
protestet se amjentalisteve u vendos qe projekti ndertohej prane Semanit. E dyta ky eshte nje superprojekt. Ekspertet e kesaj fushe mun ta kuptojne mire kete. Tec 1200 W do te thote te
plotesoj gati te gjthe kerkesen e tregut vendas. Por sic e dime mire kjo nuk eshte konfirmuar , keshtu qe edhe pas ndertimit te ketij projekti kriza elekroenergjtike ne Shqiperi do te
vazhdoje.
E treta: pse Italia e nderton ket tec ne Shqiperi dhe jo ne Itali? Sepse na do shume, dhe i dhimbsemi qe jemi pa drita. Tec 1200 W me qymyr do te thote tym dite e nate ne qiellin shqiptar.
DO te kete aq tym saqe: e dini cfar lexova ne nje faqe italiane jugore? Nje faqe pulieze, ngrihej problemi i ndertimit te ketij teci ne Shqiperi. Pepinot jane shume te shqetesuar sepse tymi
qe do te ngrihet ne qiellin shqiptar do te jet aq shume i madh sa qe do te ndihej edhe ne jugun e Italise. Dhe per kete ju siguroje une: Vlora nga Brindisi seshte shume larg, me besoni.
Domethene, pepinot sduan ta ndertojne kete tec ne vendin e tyre ama 99% te energjise te prodhuar prej saj duan ta dergojne ne shtepite e tyre. Projekti u miratua dhe ndertimet
kane filluar.
Ceshtja e katert: ndetimi i impianteve te prodhimit me teknologjine e eres ne Puke. Do thoni ju : ketu ske cfar thua sepse kjo teknologji nuk eshte ndotese per mjedisin. Kjo eshte e
vertete ( mgjthse kohet e fundit nga kerkimet e ambjentalisteve kjo hipoteze hidhet poshte), ama projekti eshte ky: vetem 1.5% e prodhimit te energjise do te shkoje per kerkesat e vendit
tone. Ta gezojme!
Dhe ceshtja e fundit qe nuk besoj se eshte e fundit: sepse te dhenat e mia bazohen ne lajmet qe lexoj ne media dhe shkenceriresht: media trajton shume pak realitetin. Ceshtja ne fjale
eshte per ndtertimin e centralit berthamor ne endrrat e Saliut. ti biem shkurt : ska per tu ndertuar sepse per nje projekt i tille nuk mund ti mohohet referendumi popullit, rezultati tij dihet.
Pse Italianet nuk e ndertojne ne vendin e tyre, sepse kane nje fqinj te mrekullueshem qe do te sakrifikonte gjithcka qe pepinot te mos ngelnin pa drita, do te sakrifikonin edhe te ardhmen
e femijeve te tyre.
Jy mjaftojne keto fakte per te kuptuar se cfar planesh ka politika italiane per vendin tone? Ne kete te drejte smund tia mohojme sepse ata po i permbahen rregullave te demokaracise, por
ama po na fyejne inteligjencen me keto qe duan te bejne. Te politika e majte apo e djathte sduhet ti varim shpresat : duhet te jemi ne qe ti ndalojme keto projekte. Te ndihmojme Aleancen
Qytetare per mbojtjen e Gjirit te Vlores, te ngreme nje levizje kundra projektit te Sharres dhe Semanit, tu bejme te ditur pepinove qe ata ta harrojne ndertimin e centralit berthamor ne
Durres. Mund te japim shume ndihmesa: ne qe jemi
ne mergim gjeja minimale qe mund te bejme eshte te perhapim informacion duke ndertuar faqe te tila si ZeriVlores. Mund te japim shume ndihme!!