11.02.2008      balkanweb.com

Zbulohen ne Vlore dy gropa me pesticide

Dy gropa tė mėdha tė ēuditshme gjenden nė rrethinat e qytetit tė Vlorės. Alarmi pėr dy gropat ėshtė dhėnė nga banorėt e zonės sė Kaninės, njė fshat disa kilometra larg Vlorės. Dyshimi kryesor ėshtė se nė kėto dy gropa tė mėdha, janė hedhur lėndė helmuese, apo pesticide, ndėrkohė qė zona mė parė ka qenė nė pėrdorim tė njė firme austriake qė kėrkonte naftė. Por pas pėrpjekjeve tė dėshtura pėr tė gjetur naftė, austriakėt janė larguar, ndėrkohė qė nė tė njėjtin vend, janė hapur dy gropat gjigande. Sapo kalon zonėn ku janė vendosur antenat e telefonisė celulare por edhe tė operatorėve tė tjerė, pak metra mė tutje gjendet njė tabelė, e cila tregon pėr njė zonė tė ndaluar, sė bashku me njė portė hyrėse e parashikuar pėr tu hapur dhe mbyllur vetėm pėr njerėzit dhe automjetete e pėrzgjedhura. Ndėrsa aktualisht, porta hapet dhe mbyllet nga era. Pak mė tutje gjendet njė godinė e vogėle menjėherė pas saj zbulohen dy gropat enigmatike.
Rreziku
Gropa mė e madhe ėshtė gati 10 metra e gjatė dhe 6 metra e gjerė, ndėrsa njė tjetėr gropė mė e vogėl ėshtė 6 metra e gjatė dhe 4 metra e gjerė. Gropa mė e madhe ėshtė e veshur rreth e rrotull me njė material plastik tė zi dhe shumė rezistent. Ndėrkohė, banori qė na shoqėron thotė se rreth saj, banorėt e zonės kanė marrė fuēi tė cilat janė plastike me ngjyrė tė zezė dhe tė ambalazhuara. Nuk dihet se ēfarė kanė pasur brenda kėto fuēi, por ato janė lėnė aty nga firma nė mėnyrė krejt tė shkujdesur. madje njė pjesė e tyre janė rreth gropės sė veshur me plasmas tė zi.
Gjurmėt
Ndėrkohė, edhe pse ka rėnė shi, nė kėtė zonė, rreth gropave, shihen qartazi gjurmė makinash tė mėdha, qė nė syrin e lirė tė gazetarit, duket tė jenė gjurmė maunesh, apo kamionėsh tė mėdhenj. Dhe duke qenė se janė tė freskėta, rruga mė e fundit qė mund tė jetė bėrė me kėto makina drejt gropave, duhet tė jetė e kėtyre 10 ditėve tė fundit. Banorėt e zonės thonė se nuk kanė parė asgjė, por nuk pėrjashtojnė mundėsinė qė kėto makina tė kenė kaluar edhe natėn drejt pikės skajore tė antenave. Poshtė plasmasit, nuk mund tė shihet se ēfarė ka pėr shkak tė shiut qė ka rėnė nė zonė, ndėrkohė qė nėn plasmas, poshtė njė shtrese dheu dhe shiu, nuk dihet se ēfarė ėshtė fshehur apo ēfarė thellėsie kanė tė dy gropat.
Fuēitė
Edhe pse banorėt nuk e dinė se ēfarė kanė brenda fuēitė, banorėt e zonės i kanė marrė dhe i kanė bėrė pronė tė tyre. Jo vetėm kaq, por i kanė futur ato nė shfrytėzim pėr lėndė konsumi, si ujė, bėrje vere, rakije etj. Fuēitė, tė cilat pėrmbanin rreth 200 litra material janė shpėrndarė nė gfjithė zonėn. Askush prej tyre nuk ka parė nėse kėto kanė qenė me lėndė tė rrezikshme apo jo, por ndėrkohė nuk kanė bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė verifikuar apo pėr tė bėrė analizėn e tyre. Thjesht i kanė kthyer nė mjete utilitare.
 

 Enrik Mehmeti