Jo per te bere fajtor policine sepse fundja eshte skllav dhe sherbetor  i politikes qendrore, por si mund te tregohemi indiferente ndaj dhunes qe ka ushtruar ndaj djemve tane qe  vazhdojne

te protestojne kunder Petroliferes ne Vlore. E mbajme mend shume mire cfar ndodhi fundvitin e 2007 qe per koincidence behet plot nje dhjetevjecar nga 1997 : Rinia vlonjate e udhehequr

nga Aleanca Qytetare per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores pushimet e fundvitit nuk i kaluan prane familjes por i kaluan jashte ne te ftohte duke i vendosur gjoksin si mburoje makinave te

Petroliferes qe as per pushimet e fundvitit nuk kursyen se shkaterruari qytetin tone.

Ne jemi njerez te civilizuar. Mesuam shume nga ajo '97 qe nuk beri gje tjeter vecse na prishi i mazhin ne syte e botes. Ne nuk do te perseritemi duke iu pergjigjur dhunes se policise me

dhune, te pakten nuk kemi arritur akoma ne te pike (shpresojme te mos vije ajo dite sepse per Vloren do te benim gjithcka deri ne vetflijim) ne do te zgjidhim nje rruge tjeter.

Keta polica qe ne vend qe te prangosin kriminele, prangosen studentet, jane vet ata qytetare te Vlores. Keta polica qe ne vend qe te bashkohen me djemte e tyre per ti thene Jo politikes

 shfrytezuese te Italise ne kurrizin tone, keta na moren me shqelma sikur te ishim bageti.

Ateher cduhet te bejme?

Ne duhet ti diskriminojme keta felliqesira ne syte e qyetit:

1) Do te afishojme fotografite e tyre ne cdo rruge te qyetetit  per ti treguar qyetareve se kush e mori me shkelma te ardhmen e qytetit

2) do te shkojme neper shkollat ku mesojne femijet e tyre dhe ti tregojme se cfar kane bere baballaret e tyre per te ardhmen e vet femijeve te tyre

3) do te afishojme fotografite e tyre afer vendbanimeve te tyre per ti treguar te afermeve te tyre se cfare bejne keta "sherbyes te ligjit", si guxojne keta te rrahin rinine vlonjate si SHIK-u

ne kohen e diktatures, keta i kane hedhur ne kosh te drejtat tona

Dhe keto do te vazhdojme ti bejme sa here qe keta te ushtrojne dhune mbi Aleancen deri sa te kene turp te dalin jashte shtepise se tyre.

 

lexoni artikullin:

07/01/2008

 

PROTESTA: Mijėra vlonjatė ngrihen kundėr veprave tė naftės..

 

VLORĖ- Mijėra qytetarė tė Vlorės i janė drejtuar paraditen e djeshme vendit ku po ndėrtohen veprat me bazė nafte, nė njė protestė masive. Mjete me flamurė ku shkruhej "Rezistence" deri nė "Referendum", autobusė ku dallohej po flamuri i janė drejtuar zonės nė tė cilėn janė mbledhur nė njė miting mė shumė se pesė mijė vetė pėr t'i thėnė "JO" veprave me bazė nafte nė Vlorė. Turma, e nisur prej sheshit tė Flamurit, ka pasur ndalesėn e parė pranė ish- kampit tė pionierėve ku ėshtė vendosur njėsia e forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. "E vetmja forcė jonė politike ėshtė Vlora"- kanė hapur mitingun aleancistėt, miting ky qė ka bashkuar shumė qytetarė mė pas nė thirrjet "Vlora, Vlora" dhe "Referendum".

 

"Jetojmė nė njė shtet demokratik, tha nė fjalėn e tij kryetari i Aleancės pėr mbrojtjen e gjirit tė Vlorės, Rezart Alliaj, dhe si i tillė kemi tė drejtė tė themi zėrin tonė, fort, ēka nėnkupton referendumin dhe pėr kėtė jemi afėr fitores. Ai u ka bėrė thirrje pushtetarėve dhe deputetėve, tė mos fshihen, tė mos luajnė me kukulla, ku tė kėrkojnė nė tavolina "Tė urtėt e Vlorės", por tė vijnė kėtu. Ne dhamė firmat dhe kjo do tė thotė shumė. Atje ishin 14 mijė, kėtu jemi pesė mijė, pėr t'i thėnė Stop pėrfundimisht veprave qė po ndėrtohen.

 

Ndėrkohė Besnik Lula, njė nga tė dhunuarit e ndėrhyrjes sė policisė pak ditė mė parė, ėshtė shprehur se Vlora do tė shpėtojė nga kėto vepra tė zeza. "Me forcėn e tė gjithėve bashkė, do tė bėjmė tė mundur t'i zhdukim bashkėrisht. Kėto vepra janė pa leje se nuk kanė marrė lejen e komunitetit. Ėshtė e shkruar e zeza mbi tė bardhė qė ėshtė e drejta e komunitetit tė vendosė. Tė japin tė drejtėn pėr referendum dhe vetėm nėse dalin votat pro kėtyre veprave, do tė jemi ne qė do tė ndihmojmė nė kryerjen e tyre. Ne tashmė do tė shkojmė tė mbjellim pisha, atje ku i kanė prerė",- ka ftuar qytetarėt Lula. Ai dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė aleancės kanė pohuar se banorėt e Vlorės do t'i mbjellin sėrish pishat e prera nga "La Petrolifera", e cila synon tė ndėrtojė njė tubacion qė do tė lidhė TEC-in me pėrpunimin e naftės.

 

Publicisti i njohur Ardian Klosi tha nė fjalėn e tij se kjo ėshtė lėvizja e parė e mirėfilltė dhe e vėrtetė qytetare. "Shumica e kėtyre lėvizjeve janė politike, por kjo jo. Kjo ka nė qendėr tė saj vetėm Vlorė. Nė njė takim tė mėparshėm, ministri i Ekonomisė na ka thėnė se nuk do tė lejohet kurrė referendum nė Vlorė, sepse do tė kėrkojnė tė gjithė pastaj. Ky ėshtė niveli i shtetit barbar qė e quan referendumin, tė drejtėn e votės njė rrezik. Industria e naftės kėtu nė bregdet shkatėrron ēdo alternativė tjetėr",- tha gjatė fjalės sė tij Ardian Klosi. Sipas tij, e drejta e votės sė qytetarėve tė Vlorės duhet tė jetė ajo qė do tė vendosė nėse do tė ngrihen apo jo kėto vepra me bazė nafte nė bregdet.

 

Sazan Guri nė fjalėn e tij ka kujtuar qytetarėt se "Ju keni tokėn tuaj, ndėrsa ata tokėn njė euro. Ju keni argumentin shkencor dhe ata kanė mashtrimin. Shtetit i erdhi fundi kur goditėn 200 policė 50 qytetarė. Jo vetėm qė pėrdorėn dhunė, por kėtė e bėnė nga frika e fitores sė tyre",- tha specialisti Guri. Ndėrkohė juristja Drita Aga tha se ajo qė bashkon tė gjithė tė pranishmit ėshtė Vlora. "Ne nuk jemi kundėr institucioneve, po jemi pėr mbrojtjen e tyre",- tha Aga. "Vlora po emancipon gjithė Shqipėrinė. Ne mbrojmė jetėn, mbrojmė tė drejtėn, ndėrsa politika ngeli nė bisht tė kėsaj situate",- ka vijuar mė tej gazetarja Dezdemona Stefa.

 


Alliaj: Ne do tė mbjellim pisha sot brenda tyre, duke u dhėnė mesazhin se janė nė tokė tė gabuar

 

Gratė protestuese mbjellin katėr rrėnjė pishe

 

VLORĖ- Pas mitingut tė zhvilluar pranė godinės sė FNSH, qytetarėt i janė drejtuar vendit ku ndėrtohet TEC. Forca tė shumta policie, tė mobilizuara pėr mitingun, nuk kanė munguar nė zonė, ndėrsa njė rresht efektivėsh ishte vendosur para derės hyrėse tė TEC. Me thirrjet Vlora, Vlora dhe duam referendum turma i ėshtė drejtuar veprės dhe janė hedhur thirrje pėr tė hyrė brenda veprės. Por turma ėshtė prapsur nga kryetari i Aleancės Rezart Alliaj, i cili ka bėrė thirrje pėr qytetari. "Ēėshtja tani ėshtė mė tepėr se individuale tha ai, ajo i pėrket Vlorės dhe ne duhet tė tregojmė se nuk jemi njerėz tė dhunės. Ne do tė mbjellim pisha sot brenda tyre, duke u dhėnė mesazhin se janė nė tokė tė gabuar, e mė pas tė vijojmė mbjelljet masivisht madje. Jemi nė tė drejtėn tonė dhe kėrkojmė referendum",- tha Alliaj, i cili ka ndėrmjetėsuar qė tė hynin brenda rrethimit katėr gra. Kėto tė fundit kanė mbjellė dy rrėnjė pishash brenda rrethimit ku po kryhet vepra, ndėrsa janė shoqėruar nga entuziazmi i qindra qytetarėve qė kanė qenė nė hyrje tė zonės. Kjo vepėr simbolike do tė pasohet nga dhjetėra qytetarė tė tjerė tė vlorės, tė cilėt ditėt nė vazhdim do tė mbjellin pemė tė tjera pishe nė vendin e shkatėrruar nga firma italiane. A. Peēi

 


Protesta e Aleancės ėshtė mbikėqyrur nga dhjetėra forca policie, tė cilat kishin blinduar tė gjithė zonėn pėrreth

 

Flamuj shqiptarė nė vend tė tabelave tė Petroliferės

 

VLORĖ- Marshimi i gjatė i mijėra qytetarėve tė Vlorės ėshtė ndalur pėrpara dyerve tė kompanisė italiane "Te Petrolifera". Edhe kėtė herė turma ėshtė vendosur pėrballė rreshtit tė uniformave blu tė policisė, tė cilėt kishin "blinduar" tė gjithė zonėn. Ndėrkohė shumė efektivė tė tjerė policie, tė veshur dhe civilė ndodheshin nė zonė, si dhe nė brendėsi tė pyllit pėrreth, sė bashku me mjete tė policisė.

 

"Vetėm tė bashkuar do tė shpėtojmė Vlorėn",- i ėshtė drejtuar qytetarėve Sadrit Danaj, nėnkryetar i Aleancės, ndėrkohė qė turma ka kėrkuar t'i afrohet mė tepėr veprės, duke ēarė rreshtin e policisė dhe drejtuar mė pas brendėsisė sė zonės ku po kryhet ndėrtimi. Qytetarėt janė vendosur nė zonėn qė po ndėrtohet, nė tė cilėn aktualisht nuk ka pasur as punėtorė dhe as mjete, madje njė prej aleancistėve ka vrapuar tė vendosė njė flamur nė qendėr tė zonės. Aleancistėt e kanė cilėsuar kėtė hap tė sigurt drejt fitores sė tyre nė luftėn pėr referendum. Endri, njė nga pėrfaqėsuesit e lėvizjes studentore pėr aleancėn tha se nuk do tė mund tė ndalen tashmė mė studentėt. "Ne kemi nisur ta themi tashmė qartė fjalėn tonė dhe jemi tė vendosur deri nė vendosjen e referendumit",- tha ai gjatė fjalės sė tij.

 

Pas brohoritjeve tė gjata, sėrish qytetarėt janė ftuar tė reagojnė qetėsisht, duke dalė nga mjediset e kompanisė italiane "La Petrolifera". Disa studentė, i janė drejtuar tabelės qė jep informacion nė hyrje tė veprės, duke e hequr atė dhe duke vendosur nė vend tė saj dy flamuj shqiptarė. Aleancistėt janė larguar duke shprehur vendosmėrinė e vijimit tė protestave si dhe fitimin e sė drejtės pėr vetėvendosje nėpėrmjet referendumit. Nė protestat e djeshme nuk ėshtė shėnuar asnjė incident. Nė tė kanė marrė pjesė aleancistė tė Vlorės si dhe persona tė tjerė qė mbėshtesin lėvizjen e tyre tė ardhur nga Tirana. Protesta ka shėnuar pikė kulmore nė lėvizjen mė tepėr se trevjeēare tė aleancės, ku pjesėmarrja ka qenė tepėr e madhe.


PRECEDENTI

 

Rreth 50 protestues pėrfunduan nė komisariat. Njė pjesė prej tyre u pėrball me dhunė fizike e presione tė ndryshme

 

Policia shpėrndau pėrdhunisht protestėn

 

VLORĖ- Protesta e djeshme ka qenė tepėr e qetė dhe paqėsore por vetėm pak ditė mė parė ajo ka njohur njė nga ditėt e saj mė tė zeza. Mė tre janar policia e Vlorės dhe forcat speciale kanė shpėrndarė pėrdhunisht protestėn e nisur mė 26 dhjetor tė vitit tė kaluar. Ata kanė hyrė me forcė nė turmėn e protestuesve dhe duke pėrdorur shkopinj gome e sende tė tjera tė forta, kanė arritur qė t'i "neutralizojnė" ata. Mė pas janė shoqėruar forcėrisht nė komisariatin e policisė edhe rreth 50 protestues. Sipas dėshmitarėve okularė qė ndodheshin nė vendin e ngjarjes nė momentin qė ka ndėrhyrė policia, gjithēka ka nisur rreth orės 16 e 30 minuta. "Nga tė dy anėt kanė ardhur rreth 200 forca speciale tė pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanė nisur tė bėrtasin aty kanė krijuar dhe panik. Tė gjithė njerėzit qė kanė qenė atje, gra, studentė dhe gjithė tė tjerėt i kanė ulur nė shesh dhe kanė nisur tė qėllojnė nėnkryetarin e Aleancės dhe disa qytetarė tė tjerė. Ishin shumė mė tepėr sė ne. Kanė ardhur me fjalėt me tė ndyra. Mė pas disave iu janė vėnė prangat dhe i kanė shoqėruar me forcė nė polici",- rrėfen njė nga protestuesit qė ka mundur tė dalė nga komisariati, Besmir Lulo. Edhe persona tė tjerė, tė cilėt kanė arritur qė tė shpėtojnė pa u marrė forcėrisht nė polici rrėfejnė se janė pėrballur me dhunėn e uniformave blu. Sipas tyre, policia ka nisur tė godasė me shkopinj gome kėdo qė i ka dalė pėrpara. Mė pas protestuesit janė detyruar qė tė shtrihen pėrdhe ku u janė vėnė edhe prangat. Mė shumė nga tė gjithė ėshtė dhunuar Besnik Lula. Nė pėrfundim tė aksionit tė policisė kanė pėrfunduar nė komisariat rreth 50 protestues tė ndryshėm.

 


26 dhjetor 2007

 

Si nisi protesta nė dyert e kantierit

 

Protesta e Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės ka nisur paraditen e 26 dhjetorit tė vitit tė kaluar. Dhjetėra pėrfaqėsues tė Aleancės kanė marshuar nga Vlora deri nė hyrjen e kantierit tė ndėrtimit tė firmės italiane "La Petrolifera". Ata kanė arritur qė tė bllokojnė rrugėn duke krijuar njė barrikadė me trupat e tyre dhe goma makinash. Nė fund tė ditės ata ia arritėn qėllimit tė bllokimit tė punimeve pėr ngritjen e TEC-it. Kėrkesa kryesore e protestuesve ishte zhvillimi i njė referendumi lokal nė mėnyrė qė qytetarėt e Vlorės tė kishin mundėsinė tė thoshin fjalėn e tyre nė lidhje me ngritjen apo jo tė njė projekti me bazė nafte nė bregdetin e tyre. Pėrfaqėsuesit e Aleancės qėndruan tė palėkundur nė hyrje tė kantierit, madje ata kaluan edhe mbrėmjen e ndėrrimit tė viteve aty. Ata sakrifikuan festėn mė tė dashur tė shqiptarėve, vetėm pėr tė arritur qėllimin e tyre, zhvillimin e njė referendumi. Gjatė kėsaj kohe, forca policore kanė "vizituar" disa herė vendin e protestės duke kėrkuar shpėrndarjen e saj. Nė ditėt e para tė vitit situata u tensionua ndjeshėm. Kulmi i saj arriti pasditen e tre janarit me ndėrhyrjen e dhunshme tė policisė lokale dhe forcave speciale.